Showbiz

Sergio i shpall sfidë Ervin Matës: Dua të puth Elvana Gjatën

Ai u pyet se nëse do jepte sot puthjen e tij të parë me cilën nga artistet shqiptare do të donte ta kishte shkëmbyer dhe pa droje fare, Sergio tha emrin e këngëtares Elvana Gjata.
Featured image of article: Sergio i shpall sfidë Ervin Matës: Dua të puth Elvana Gjatën Ervin Mata, Sergio dhe Elvana Gjata

TIRANË– Këngëtari mjaft simpatik, i njohur për publikun si Sergio ka shprehur dëshirën e tij për të puthur kolegen e tij Elvana Gjatën. I ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, këngëtari u bë pjesë e lojës me pyetje që quhet “Basket”.

Ai u pyet se nëse do jepte sot puthjen e tij të parë me cilën nga artistet shqiptare do të donte ta kishte shkëmbyer dhe pa droje fare, Sergio tha emrin e këngëtares Elvana Gjata.

“Do të doja të puthja Elvana Gjatën,”- tha Sergio, teksa automatikisht i ka hapur sfidë të fejuarit të këngëtares, Ervin Matës.

Mata u bë i njohur për publikun shqiptar si i dashuri i Elvanës pas vrasjes së ndodhur në ish-Bllok. Dyshja kanë më shumë se dy vite të fejuar zyrtarisht.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment