LIVE UPDATES
Bota

Serbia po vaksinon me shumë sukses. Po ku qëndron sekreti?

4 Shkurt 2021, 07:40 Nga DOSJA
Serbia po vaksinon me shumë sukses. Po ku qëndron sekreti?

Në një intervistë për gazetën gjermane FAZ ministri i Shëndetësisë i Serbisë Zlatibor Lončar e shpjegon suksesin e deritanishëm ndër të tjera me faktin se vendi i tij, ndryshe nga vendet perëndimore, është përpjekur të marrë vaksina nga të gjithë ofruesit.

Prandaj në Serbi janë në dispozicion prej disa javësh jo vetëm vaksinat e Pfizer/Biontech, por edhe vaksina ruse “Sputnik V” dhe vaksina kineze Sinopharm. Po ashtu ndryshe nga shumë vende të tjera, qytetarët e Serbisë mund të zgjedhin se çfarë vaksine dëshirojnë të bëjnë.

Vaksina ruse më e preferuara në Serbi

Sipas Mirsad Djerlek, sekretar shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë, vaksina ruse është më e preferuara në Serbi. Sipas tij 40 përqind e atyre që dëshirojnë të vaksinojnë kanë zgjedhur “Sputnik V” dhe vetëm 28 përqind Pfizer.

Arsyeja kryesore që Serbia radhitet ndër vendet kryesuese në garën e vaksinimit lidhet me Kinën, e cila deri tani i ka lëvruar Serbisë një milion doza të vaksinës Sinopharm – një shumë e konsiderueshme për këtë vend me shtatë milion banorë.

Kontigjenti i parë arriti në mes të janarit dhe presidenti Vuçiç dhe ambasadorja kineze në Beograd dolën personalisht në aeroport. “Ne jemi krenarë për marrëdhëniet tona të mira me Kinën,” tha Presidenti i Serbisë.

Politikë simbolike rajonale

Me përparësinë e Serbisë në furnizimin me vaksina mund të praktikohet shkëlqyeshëm edhe politikë simbolike rajonale. Kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha së fundmi se Serbia i mundësoi së fundi Maqedonisë së Veriut të blinte prej saj 8,000 doza vaksine Pfizer/Biontech. Presidenti Vuçiç njoftoi po ashtu plot kënaqësi se Serbia mund të ofrojë ndihma të mëtejshme: “Ky është një hap miqësor dhe vëllazëror drejt qytetarëve të Maqedonisë e Veriut. Ne nuk kemi asnjë problem për të ndihmuar edhe Shqipërinë. Dhe jemi gjithashtu të gatshëm të ndihmojmë edhe shqiptarët në Kosovë”

Se sa ngarkesë politike kanë çështje të tilla u bë e qartë në dhjetor, kur Beogradi dërgoi një sasi minimale prej 55 dozash vaksinash në veriun e Kosovës. Prishtina u shpreh për ndërhyrje në çështjet kosovare, kurse Vuçiq u përgjigj se Serbia nuk kishte dërguar artileri apo tanke, por vetëm vaksina dhe ilaçe.

Zili dhe dyshim

Ndërkohë shtetet fqinje e shohin gjysmë me zili dhe gjysmë me dyshim suksesin e Serbisë. Kritika ndaj qeverisë nuk pati vetëm në Maqedoninë e Veriut, e cila u mbështetet me shumë besim tek furnizimi me vaksinë përmes programit Covax. Ky program i mbikëqyrur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe i financuar kryesisht nga fondet e BE-së, synon t’u garantojë edhe vendeve të dobëta ekonomikisht akses në vaksinë, pavarësisht financave të tyre. Me këtë synohej të shmangej “nacionalizmi i vaksinimit” dhe garat mes ofertave që do të çonin në rritjen e çmimeve.

Zërat kritikë në rajon thonë që në vend që të mbështeteshin vetëm tek Covaxi, vendet e Ballkanit duhet të kishin zgjedhur si Serbia rrugën e negociatave dypalëshe. Në Maqedoninë e Veriut tani ka shpresa që vaksinimi të fillojë dikur në shkurt.

Narrativë rajonale e krizës

Sfida për vaksinat bën gjithashtu të qartë përbërësin gjeostrategjik të zhvillimeve të fundit me moton: Kina si shpëtimtare, BE-ja si dështake në raste urgjencash. Aleksandar Vuçiq e krahasoi kohët e fundit situatën në Ballkan me atë të pasagjerëve më të varfër në Titanik: udhëtarët e klasit të parë kanë siguruar nga një vend në varkat e shpëtimit, “dhe vendet që nuk janë të pasura, apo janë të vegjël, si vendet e Ballkani Perëndimor, po mbyten bashke me Titanikun.”

Nëse kjo do të shndërrohet në narrativë rajonale të krizës, dëmi për BE-në do të ishte i konsiderueshëm. Duke parë rreziqe të tilla ministrat e Jashtëm të 13 vendeve anëtare publikuan një letër të përbashkët në fillim të janarit ku bënin thirrje vendeve të BE-së për t’i ndarë furnizimet e tyre me fqinjët në Ballkan. Sepse BE nuk do të jetë e sigurt nëse nuk janë të sigurt shtetet në afërsi të saj. Përveç vendeve fqinje si Bullgaria, Kroacia, Hungaria dhe Rumania, mes nënshkruesve ishin edhe Danimarka, Finlanda dhe Suedia. Kurse Gjermania jo.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni vaksinimi ne serbi vaksinimi ne serbi

Sondazh

Poll
Bota 4 Shkurt 2021, 07:27

Rusia shton trysninë ndaj mediave të huaja

Në një seancë apeli të martën, prokurorët rusë akuzuan gazetaren Svetlana Prokopyeva si “zëdhënëse të Perëndimit” ndërsa gjykata nuk ndryshoi vendimin e gjetjes...

Bota 4 Shkurt 2021, 07:04

Kanadaja shpall “Proud Boys” grup terrorist

Të mërkurën qeveria kanadeze shpalli grupin “Proud Boys” (Djemtë Krenarë) organizatë terroriste, duke vënë në dukje se ata luajtën një rol kryesor në protestat ...

Bota 3 Shkurt 2021, 21:44

Hoti: Dilni masivisht më 14 shkurt dhe votoni

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, që të dalin masivisht në 14 shkurt dhe të votojnë. Gjatë f...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni