Sport

Sendet e Kobe Bryant në ankand, gjurmët e duarve të ish-basketbollistit janë shitur me vlerën më të shtrenjtë

Me një çmim pothuajse të përafërt u shitën edhe atletet e legjendës së basketbollit, të cilat u vlerësuan 25 mijë e 600 dollarë
Featured image of article: Sendet e Kobe Bryant në ankand, gjurmët e duarve të ish-basketbollistit janë shitur me vlerën më të shtrenjtë

SHBA- Në muajin janar, bota e sportit do të merrte lajmin më te keq, ndarjen nga jeta të ish-basketbollistit Kobe Bryant. Edhe pse kanë kaluar 4 muaj nga aksidenti ajror, emri i legjendës së basketbollit vazhdon të dashurohet. Sendet e tij janë vendosur në ankand, teksa gjurmët e duarve të tij u shitën në vlerën më të lartë.

Në përgjithësi, veshjet e Kobe-t e kaluan shifrën e 200 mijë dollarëve, ndërsa pllaka e betonit me shenjat e duarve të legjendës u shit për 75 mijë dollarë. Çmimi i fanellës së Bryantit, që i përkonte vitit 1999 u ble me vlerën 22 mijë e 400 dollarëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me një çmim pothuajse të përafërt u shitën edhe atletet e legjendës së basketbollit, të cilat u vlerësuan 25 mijë e 600 dollarë. Totali i sendeve të shitura kapën shifrën prej 202 mijë e 590 dollarëve. Bryant ndërroi jetë në moshën 41 vjeçare në një aksident tragjik me helikopter, ku askush nuk shpëtoi në atë aksident.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment