Bota

Senatorja meksikane harron kamerën ndezur dhe del toples në mbledhjen me gazetarët

FOTO
Senatorja meksikane Martha Lucia Micher, 66 vjeç ishte duke folur në aplikacionin “Zoom” me kolegët e saj të partisë Lëvizja Kombëtare dhe gazetarët, por ka harruar kamerën hapur dhe është zhveshur.
Featured image of article: Senatorja meksikane harron kamerën ndezur dhe del toples në mbledhjen me gazetarët Martha Lucia Micher

MEKSIKË- Puna online gjatë pandemisë së COVID-19, përveç se ka pasur të mirat e saj, ka sjellë dhe shumë probleme. Një senatore në Meksikë ka rënë pre e problemve gjatë punës online.

Senatorja meksikane Martha Lucia Micher, 66 vjeç ishte duke folur në aplikacionin “Zoom” me kolegët e saj të partisë Lëvizja Kombëtare dhe gazetarët, por ka harruar kamerën hapur dhe është zhveshur.

Momenti kur politikania del toples

Mediat e huaja bëjnë me dije se ajo ka qenë duke diskutuar ndikimin e pandemisë koronavirus në ekonominë e vendit, por në një moment u shfaqe toples para kolegëve dhe gazetarëve. Pas këtij incidenti Micher ka kërkuar falje si kolegëve të saj, por dhe publikut. Në një reagim pas kësaj ngjarje, Martha u shpreh se  nuk ka turp që ka treguar pjesët intime të trupit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Unë jam Martha Lucia Micher dhe nuk kam turp që kam treguar një pjesë të intimitetit tim pa dashur. Jam një grua 66 vjeç që kam ushqyer me gji 4 fëmijë, tre prej të cilëve janë profesionistë në punët e tyrë dhe ndihem krenare për trupin tim”, u shpreh ajo.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment