Aktualitet

Senatoriumi s’e mori përsipër, 73-vjeçarja iku në Itali për kurim, u kthye nga frika e karantinimit. Në dhomë kishte dy gra të sëmura, dyshohet për 9 të prekur të tjerë

  • Shënohet viktima e parë nga Covid-19 në Shqipëri, e moshuara nga Durrësi
  • Gjatë qëndrimit në spitalin e Durrësit, 73-vjeçarja ka qëndruar në një dhomë me dy gra të tjera që nuk kishin lidhje me koronavirusin. Ndërsa dy grave u shërbenin edhe nga tre persona të afërm, duke e çuar në 9 numrin e personave të dyshuar se mund të jenë të prekur nga koronavirusi.
    Featured image of article: Senatoriumi s’e mori përsipër, 73-vjeçarja iku në Itali për kurim, u kthye nga frika e karantinimit. Në dhomë kishte dy gra të sëmura, dyshohet për 9 të prekur të tjerë Pamje nga Durrësi

    TIRANË– Gazetari Artur Korriku në një lidhje live për “Report Tv” ka treguar detaje të reja lidhur me viktimën e parë nga koronavirusi në Itali. Sipas tij, gruaja fillimisht ka shkuar në spitalin e Senatoriumit në Tiranë për t’u kuruar për sëmundjet kronike që kishte me mushkëritë.

    Por spitali nuk e kishte marrë përsipër duke e detyruar që të shkonte tek i biri në Itali për t’u kuruar nga sëmundja. E moshura është nisur për në Bolonja, ku edhe ka qëndruar për t’u kthyer më 1 mars bashkë me burrin e saj në mënyrë që të mos karantinohej. Dy ditë pasi është kthyer është shtruar sërish në spitalin e Durrësit, por pa rrëfyer që ka qenë në Itali.

    Gjatë qëndrimit në spitalin e Durrësit, 73-vjeçarja ka qëndruar në një dhomë me dy gra të tjera që nuk kishin lidhje me koronavirusin. Ndërsa dy grave u shërbenin edhe nga tre persona të afërm, duke e çuar në 9 numrin e personave të dyshuar se mund të jenë të prekur nga koronavirusi. Pa llogaritur as mjekët e infermierët që i kanë shërbyer.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Njëra prej grave është vetëkarantinuar në shtëpi bashkë me djalin dhe nipin që i vinte për vizitë, ndërsa tjetra është transportuar në Tiranë bashkë me familjen për të bërë analizat me tampon.

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment