Aktualitet

“Senatoriumi” prej ditësh pa ujë, banorët ngrihen në protestë (FOTO)

VIDEO
Sot banorët e kësaj lagje kanë dalë në protestë dhe kërkojnë zgjidhje nga ujësjellsi.
Featured image of article: “Senatoriumi” prej ditësh pa ujë, banorët ngrihen në protestë (FOTO) Banorët në protestë

TIRANË- Lagjia e njohur si Senatoriumi në Tiranë prej dita ditësh vuan mungesën e ujit. Problemi është bërë publik në media që në datën 1 gusht, por duket se autoritetet nuk kanë vepruar.

Banorët në protestë

Sot banorët e kësaj lagje kanë dalë në protestë dhe kërkojnë zgjidhje nga ujësjellsi. Ata janë grumbulluar afër spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe shprehen se do të vijojnë protesta deri kur të zgjidhet problemi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për disa minuta banorët mbajtën rrugën të bllokuar, por pasi erdhi një ambulancë dhe ndërhyri Policia ata janë shpërndarë. Por situata bëhet më e rëndë, pasi mësohet se pa ujë është dhe spitali, në të cilin po trajtohen të sëmurë me COVID-19.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment