Sport

Sëlltik fiton Kupën e 40-të të Skocisë, shpresë për të larguar krizën

Mendohet, që ky sukses t’i qetësojë ujërat në kampin e Sëlltikut, i cili në Premier League të Skocisë është vite drite larg Rejxhërsit, që e ndjek me 16 pikë larg dhe me 3 ndeshje për të rikuperuar largësinë
Featured image of article: Sëlltik fiton Kupën e 40-të të Skocisë, shpresë për të larguar krizën
Përditësuar:

SKOCI – Sëlltik ka fituar Kupën e Skocisë, më të gjatë në histori (16 muaj garë për shkak të pandemisë), duke koleksionuar trofeun e 40-të të tij në këtë event. Një fitore shumë e rëndësishme për ekipin e Glazgout, në një krizë të plotë pas një sezoni për t’u harruar.

Suksesi erdhi nga penalltitë, pasi koha e rregullt e ndeshjes, u mbyll në barazim 3-3. Në pikën e bardhë, futbollistët e Sëlltikut, u treguan më të saktë se rivalët e tyre të Hërts, të cilët u krijuan mjaft shqetësime dhe nuk donin të dorëzoheshin. Ata fituan 4-3 me penallti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mendohet, që ky sukses t’i qetësojë ujërat në kampin e Sëlltikut, i cili pas eliminimit nga Ferencvaroshi, ka edhe probleme në kampionatin vendës. Vite drite larg me Rejxhërs, të cilin e ndjek me 16 pikë larg dhe 3 ndeshje për të rikuperuar largësinë. Kritikat shkojnë të gjitha për trajnerin Neill Lenon, i cili akuzohet se nuk ka qenë në gjendje të menaxhojë skuadrën, raporton “BBC”.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment