Showbiz

Selena Gomez njoftoi martesën me aktorin e moshuar, habit 68-vjeçari: Do ja prezantoja mamit…

Aktori i njohur, Bill Murray para pak kohësh u fotografuar përkrah Selena Gomez dhe vetë këngëtarja deklaroi se do të martohen, por të gjitha mbeten dyshime, derisa 68-vjeçari pranoi se po ta kishte njohur vite më parë Selenën, do ja kishte prezantuar nënës së tij.
Featured image of article: Selena Gomez njoftoi martesën me aktorin e moshuar, habit 68-vjeçari: Do ja prezantoja mamit… Këngëtarja, Selena Gomez dhe aktori, Bill Murray.

SHBA– Selena Gomez pasi i dha fund romancës me Justin Bieber, duket se ka gjetur mbështetje diku tjetër. Ajo u fotografua krah aktorit 68-vjeçar, Bill Murray dhe deklaroi se do të martohej me të, por askush s’e mori seriozisht.

Aktorja 26-vjeçare u shfaq në Festivalin e Kanës për premierën e filmit “The Dead don’t Die” (Të vdekurit nuk vdesin), ku luan krah aktorit 68-vjeçar, Bill Murray (Lexo këtu).

Por, në një intervistë tjetër, aktori Bill Murray është shprehur se në të vërtetë, i pëlqente shumë Selena Gomez. Madje nëse ai do e kishte njohur vite më parë, do t’ja kishte prezantuar këngëtaren nënës së tij të ndjerë.

Madje aktori pranoi se dikur e kishte paragjykuar Selena Gomez-in, por pasi bashkëpunoi me të gjithçka duket ndryshe.

Burimi: People

(R.L/dosja.al)

 

Shto Koment