Dikur

Selaudin Blloshmi, si e bëri për vete ushtaraku i talentuar mbesën e Ismail Qemalit (Foto)

Selaudin Blloshmi do të jepte kontribut më tej në ushtrinë shqiptare por edhe në diplomaci. Ai shërbeu në vitet 1926-1928 si ambasador i Republikës Shqiptare në Rumani, e më pas do të kthehej në krahun e djathtë të Mbretit Zog në organizimin e ushtrisë shqiptare.
Featured image of article: Selaudin Blloshmi, si e bëri për vete ushtaraku i talentuar mbesën e Ismail Qemalit (Foto) Selaudin Blloshmi, gruaja Sarah Blloshmi dhe bija e tyre, Vera

TIRANË- Selaudin Blloshmi konsiderohet një prej ushtarakëve më të talentuar shqiptarë me një kontribut të madh në historinë e Shqipërisë. Djali i Hajdar Blloshmit, firmëtarit të pavarësisë që përfaqësoi zonën e Pogradecit, Blloshmi u edukua në Francë dhe Egjipt në shkolla ushtarake.

Tepër i ri, Blloshmi u kthye në krahun e djathtë të Themistokli Gërmenjit në themelimin e Republikës së Korçës, dhe në 1920, ai do të ishte protagonist në shtrirjen e autoritetit të qeverisë së Kongresit të Lushnjës që kulmon me firmosjen e Protokollit të Kapshticës, një triumf i shqiptarëve në raport me Greqinë.

Selaudin Blloshmi do të jepte kontribut më tej në ushtrinë shqiptare por edhe në diplomaci. Ai shërbeu në vitet 1926-1928 si ambasador i Republikës Shqiptare në Rumani, e më pas do të kthehej në krahun e djathtë të Mbretit Zog në organizimin e ushtrisë shqiptare.

Kolonel Selaudin Blloshmi

Por ushtaraku i rrallë shqiptar njihet edhe për sharmin e tij me të cilin bëri për vete gruan më të bukur shqiptare, Sarah, mbesën e Ismail Qemalit. Nga martesa e tyre lindi Vera, një piktore me famë ndërkombëtare gjatë jetesës së saj në Britaninë e Madhe. Çifti Selaudin dhe Sarah Blloshmi u kthyen çifti më i famshëm në Shqipërinë e viteve 20-30, duke u kthyer në simbol të emancipimit të shoqërisë.

Sarah Blloshmi dhe e bija, Vera

Selaudini u nda shpejt nga jeta në fillim të viteve 30. Gjithashtu, familja e tij pësoi drama të shumta. Dy vëllezërit e tij u vranë nga komunistët në luftë, mes tyre edhe Haki Blloshmi, ndër të paktët shqiptarë që kishte studiuar në Universitetin e Harvardit për shkenca politike e që kishte shërbyer për pak kohë si sekretar i Fan Nolit.

Marrë nga: Mapo.al

(a.m/dosja.al)

Shto Koment