LIVE UPDATES
Aktualitet

U kap bashkë me Harun Çelik në Rinas me vizë false/ Dënohet me 1 vit burg Selami Simsek, ‘gylenisti’ kërkon azil në S

27 Janar 2020, 12:15 Nga DOSJA
U kap bashkë me Harun Çelik në Rinas me vizë false/

TIRANË– Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 18 muaj burg ‘gylenistin’ Selami Simsek, i cili u ndalua nga autoritetet shqiptare në aeroportin e Rinasit teksa përpiqej që të kalonte për në Kanada me vizë false.

Gjyqtari Ahmet Metaliaj e shpalli fajtor për falsifikim të pasaportave duke pranuar edhe kërkesën e Prokurorisë për 1.6 vjet për heqje dënime. 40-vjeçari ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar nga i cili do t’i ulet 1/3 e dënimet. Selami Simsek do të qëndrojnë brenda qelisë vetëm për 12 muaj burg.

Gjatë seancës gjyqësore, avokati i tij u shpreh: Nuk jemi dakord me kërkesën për masën e dënimit, nuk ka asnjë rrethanë rënduese që të vijë me këtë dënim kaq të ashpër. Ky person ka dhjetë muaj në burg duke e llogaritur si kohë paraburgimi, ai është i penduar dhe babai i dy fëmijëve të vegjël. Ndërsa Simsek tha nuk kishte asgjë për të shtuar. 

Selami Simsek, u arrestua në Rinas nga autoritetet shqiptare 5 muaj më parë së bashku me mësuesin turk Harun Çelik, ky i fundit tashmë i deportuar nga Shqipëria. Njësoj si Çelik, edhe Simsek u kap me vizë false për të cilën tha se kishte paguar 5 mijë euro në Kosovë për ta marrë. Që prej arrestimit në korrik, Simsek ndodhej në paraburgim në institucionin e vuajtjes së dënimit tek “Mine Peza” numër 302.

Simsek njihet si mbështetës i Fetullah Gylen, njeriut përgjegjës për grushtin e shtetit në Turqi. Ashtu si edhe mësuesi Çelik, edhe Simsek më 8 janar ka kërkuar azil në Shqipëri, duke ndjekur të njëjtën procedurë si miku i tij, tashmë i deportuar.

Turku pretendon se në vendlindje  i rrezikohet jeta për shkak të pikëpamjeve të tij dhe për këtë arsye nuk mund të kthehet.

“Këtë kërkesë e paraqes pranë zyrës së Kufirit dhe Migracionit Tiranë, që të fillojë procedura në emrin tim sa më shpejt të jetë e mundur, për azil. Këtë kërkesë e paraqes për shkak se në Turqi, shteti mendon që unë jam anëtar i Lëvizjes Gulen, dhe mendoj se atje mund t’i nënshtrohem veprimeve keqtrajtuese”, shkruan Simseku në letrën drejtuar Zyrës shqiptare të Emigracionit.

Për kërkesën e tij, ende nuk ka një vendim , i cili pritet të merret nga Ministria e Brendshme, ndërkohë autoritetet turke kërkojnë ekstradimin e tij në Turqi.

Dosja.al raportoi ekskluzivisht deportimin e 41-vjeçarit, Harun Çelik drejt Turqisë. Harun Çelik, u dërgua në Turqi, megjithëse ai nuk është në kërkim ndërkombëtar. Mësuesi Harun Çelik, u arrestua në muajin korrik në aeroportin e Rinasit, pasi iu gjet një vizë kanadeze, e cila pas kontrollit rezultoi se ishte e falsifikuar. Turku, u dënua nga gjykata me 5 muaj burg, dënim që Çelik, me profesion mësues e vuajti në burgun 302 në Tiranë. Disa javë më parë ai u mor dhe u dërgua direkt e për në Rinas, për t’a ekstraduar në Turqi, ndërsa policia shqiptare pohon jozyrtarisht, se ekstradimi është kryer konform procedurave duke mohuar azilin.

J.V/k.m/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dosja gylenisti gjykata jep vendimin per simsek selami simsek dosja gylenisti gjykata jep vendimin per simsek selami simsek

Sondazh

Poll
Aktualitet 27 Janar 2020, 11:32

Itali- Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i Gentian Kasës në Romë të Italisë. Për mediet italiane ka folur gruaja e 45-vjeçarit e cila është shprehu...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni