Politike

Pranoi mandatin/ Deputeti 77-vjeçar bën deklaratën “bombë”: Jam shkodran, duhet me PD-në, o s’ka! Tentuan të më vrasin e më dogjën shtëpinë por…

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Selami Jenisheri ka deklaruar se kanë tentuar ta marrin peng kur ka vendosur të pranojë mandatin.
Featured image of article: Pranoi mandatin/ Deputeti 77-vjeçar bën deklaratën “bombë”: Jam shkodran, duhet me PD-në, o s’ka! Tentuan të më vrasin e më dogjën shtëpinë por… Selami Jenishehri

TIRANË– Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Selami Jenishehri ka bërë një deklaratë të padëgjuar më parë në emisionin “ Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus. I njohur si deputeti që ka refuzuar pensionin për të hyrë në parlament dhe për të përfaqësuar pensionistët.

Në fjalën e tij në emision, Jenisheri ka deklaruar se kanë tentuar ta marrin peng kur ka vendosur të pranojë mandatin.

“Ishim në koalicion me PS-në, se ashtu vendosi kryesia. Mirëpo unë jam shkodran dhe kur je shkodran o duhet të jesh me PD-ne, o s’ka. Më ushtronin presion, me futën fëmijët e policëve për të më vrarë. Nuk arritën të më vrisnin… tentojnë të më rrëmbejnë, nuk arrijnë të më rrëmbejnë. Më djegin shtëpinë, më shkatërrojnë biznesin, që unë të dorëzohesha…,”-është shprehur ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I rritur jetim, ai e cilësoi marrjen e mandatit një moment të rendësishëm në jetën e tij. Selami Jenishehri mban rekordin si 77 vjeçari i parë në Kuvend dhe përfaqëson partinë “Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë”.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment