Aktualitet

Sekuestrohen para e medalje të Champions, Europol arreston 5 shqiptarët që grabisnin futbollistët e njohur në Spanjë (FOTO)

Sipas një njoftimi nga Europol bëhet me dije se në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 5 persona për akuzën e përfshirjes së tyre në një vjedhje banesash të futbollistëve të njohur në Spanjë.
Featured image of article: Sekuestrohen para e medalje të Champions, Europol arreston 5 shqiptarët që grabisnin futbollistët e njohur në Spanjë (FOTO) Sendet e sekuestruara

SPANJË- Katër shqiptarë dhe një spanjoll kanë rënë në prangat e Europol, pasi një aksioni që në bashkëpunim me Policinë Shqiptare. Sipas një njoftimi nga Europol bëhet me dije se në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 5 persona për akuzën e përfshirjes së tyre në një vjedhje banesash të futbollistëve të njohur në Spanjë.

Të 5 të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin kryer një sërë bastisjesh në Madrti dhe në Toledo, ku kishin rënë pre futbollistë të njohur. “Gjatë muajve të fundit, disa lojtarë të Atletico dhe Real Madrid kanë parë shtëpitë e tyre të shkatërruara ndërsa ata ishin duke luajtur ndeshjet e tyre përkatëse. Besohet se grupi kriminal monitoroi aktivitetet e lojtarëve përmes llogarive të tyre në mediat sociale për të ditur kur do të godiste. Në disa raste, brenda shtëpive kishte anëtarë të familjes kur hyri grupi kriminal”, shkruhet në njoftim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Autoritetet spanjolle gjatë aksionit sekuestruan stoli, makina luksoze dhe mijëra euro në para të gatshme që besohet se u takojnë lojtarëve dhe familjeve të tyre. Një numër i artikujve me vlerë u gjetën gjithashtu, duke përfshirë një medalje të Champions League që ishte vjedhur nga shtëpia e mesfushorit të Atletico Madrid. Europol mbështeti këtë operacion duke siguruar shkëmbimin e informacionit të drejtpërdrejtë dhe duke lidhur hetuesit me njëri-tjetrin në kuadër të takimeve operative në selinë e tij.

(A.B. Dosja.al)

  • 12:01

    VIDEO/ Dalin pamjet, si u arrestua grupi i shqiptarëve që vodhi shtëpitë e yjeve të futbollit në Spanjë

    Janë publikuar pamjet e arrestimit të 4 shqiptarëve në Spanjë, të cilët kishin grabitur shtëpitë luksoze të disa futbollistëve të njohur. Siç shihet në video, shqiptarë nuk kanë bërë rezistencë por atyre u janë sekustruar sasi të mëdha bizhuterishë dhe sedesh të tjera me vlerë.

    Të 5 të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin kryer një sërë bastisjesh në Madrti dhe në Toledo, ku kishin rënë pre futbollistë të njohur.

    Pre e grabitjesve kishin rënë disa lojtarë të Atletico dhe Real Madrid, të cilët kanë parë shtëpitë e tyre të shkatërruara ndërsa ata ishin duke luajtur ndeshjet e tyre përkatëse. Besohet se grupi kriminal monitoroi aktivitetet e lojtarëve përmes llogarive të tyre në mediat sociale për të ditur kur do të godiste. Në disa raste, brenda shtëpive kishte anëtarë të familjes kur hyri grupi kriminal.

Shto Koment