Aktualitet

Sekuestrohen rreth 1.2 kg lëndë narkotike në Lezhë,  vihet në pranga një 50-vjeçare, shpallet në kërkim ish-bashkëshorti i saj

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasja me V. P, dhe në kërim është shpallur shtetasi D. M., të dy banues ënë Lezhë. Mësohet se droga është gjetur në servisin e bashkëshortit të 50-vjeçares. 
Featured image of article: Sekuestrohen rreth 1.2 kg lëndë narkotike në Lezhë,  vihet në pranga një 50-vjeçare, shpallet në kërkim ish-bashkëshorti i saj Kokaina e sekuestruar

LEZHË- 1.2 kg lëndë narkotike e dyshuar kokainë, janë sekuestruar ditën e sotme në Lezhë. Policia bën të ditur se në kuadër të operacionit të koduar “Stacioni”, kanë arrestuar 50-vjeçaren, ndërkojhë në kërkim është shpallur edhe bashkëshorti i saj.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasja me V. P, dhe në kërim është shpallur shtetasi D. M., të dy banues ënë Lezhë. Mësohet se droga është gjetur në servisin e bashkëshortit të 50-vjeçares.

Njoftimi i Policisë

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lezhë Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet operacioni policor i koduar “Stacioni”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Lezhë dhe Komisariatin e Policisë Lezhë. Sekuestrohen rreth 1.2 kg lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Vihet në pranga një 50-vjeçare, shpallet në kërkim ish-bashkëshorti i saj. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Stacioni”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetases: – V. P., 50 vjeçe, banues në Ishull, Lezhë. Gjithashtu u shpall në kërkim ish-bashkëshorti i saj, shtetasi D. M., 52 vjeç, banues në Ishull, Lezhë, i dënuar më parë për vjedhje, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Mbi bazën e informacioneve të siguruara së në Ishull, Lezhë, këta shtetas posedonin lëndë narkotike, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në servisin në pronësi të shtetasit D. M., që ishte i përshtatur si banesë për ish bashkëshorten shtetasen V. P. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1.184 kg lëndë të dyshuar kokainë dhe një peshore elektronike. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim. 

(A.k.dosja.al)

Shto Koment