Aktualitet

Sekuestrohen makina, telefona dhe 11 kg hashash, arrestohen 4 persona në Elbasan, 3 në kërkim

Mësohet se ky grup shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Elbasanit.
Featured image of article: Sekuestrohen makina, telefona dhe 11 kg hashash, arrestohen 4 persona në Elbasan, 3 në kërkim Droga e sekuestruar

ELBASAN– Katër persona janë vënë në pranga ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal që shpërndante lëndë narkotike.

Mësohet se janë sekuestruar 11 kg hashash që u gjet në bagazhin e një automjeti, i cili ishte në pronësi të njërit prej personave të përfshirë.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe dy automjete dhe 3 telefona.

Droga e sekuestruar
Droga e sekuestruar

Njoftimi i policisë Elbasan

Tjetër goditje në fushën e narkotikëve, falë besimit, bashkëpunimit dhe ndërgjegjësimit të komunitetit.

Finalizohet një tjetër operacion antidrogë i koduar “PALESTRA”

Goditet një grup që ushtronte veprimtarinë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim  me Shërbimet Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Sekuestrohet lëndë narkotike, automjete dhe celularë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në vijimin të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar mbi informacionet e mara në rrugë operative, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Palestra”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. R., 26 vjeç, B. A., 26 vjeç, D. P., 25 vjeç dhe V. T., 51 vjeç, të gjithë banues në Elbasan. Gjithashtu u shpallën në kërkim policor tre shtetas të tjerë, për të cilët, për arsye hetimi, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.

Gjatë operacionit , në lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, në automjetin që drejtohej nga shtetasi V. T., u gjet një sasi prej rreth 11 kg Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me dy automjete dhe tre aparate celulare.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, sasinë e lëndës narkotike, do ta shpërndanin në qytetin Elbasan.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan,  për veprën  penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, e kryer në  bashkëpunim.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment