Aktualitet

Sekuestrohen drogë dhe armë zjarri, arrestohet dy persona, nën hetim dhe dy kryepleq fshatrash

Sekuestrohen drogë dhe armë zjarri, arrestohen dy persona në Vlorë, A. L., 44 vjeç Th. N., 53 vjeç. Nën hetim dhe dy kryepleq fshatrash.
Featured image of article: Sekuestrohen drogë dhe armë zjarri, arrestohet dy persona, nën hetim dhe dy kryepleq fshatrash Foto nga arma

VLORË– Në prangat e policisë së Vlorës ka rënë 2 persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohet se kultivonin lëndë narkotike në fshatin Aliban pranë Novoselës. Gjatë kontrollit të urshtruar në banesën e njërit prej tyre policia gjeti dhe sekuestroi 13 kilogramë lëndë narkotike kanabis, një armë zjarri automatik dhe 30 fishekë.

Në pranga ranë A. L., 44 vjeç banues në fshatin Mifol dhe Th. N., 53 vjeç, banues në fshatin Aliban.

Nën hetim nga policia janë edhe  2 kryepleq fshatrash, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment