Akuzohet për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone, GJKKO lë në burg ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI) 25 Mars, 17:45 Godit...
"Nuk ka lidhje me zjarrin te urgjenca/ Flet për mediat Ministrja e Shëndetësisë Koçiu pas largimit të Ficos: Nj&...
TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka reaguar sot në lidhje me sekuestrimin e pronave të Ylli Ndroqit, ku përfshihen dhe dy televzione, RTV Ora dhe Ora news. Në një reagim për mediat Qendra e LVV në Shqipëri shkruan se pronat e tij të vendosura nën sekuestër, përfshijnë edhe disa kompani me qindra të punësuar, “janë bashkëqytetarët tanë, njerëz me familje e plane, me kredi e halle, të cilët në këto momente përballen me ankth e stres të shtuar“.
Më tej në deklaratë shtohet se në të kaluarën janë parë raste ku janë prodhuar kosto të mëdha për buxhetin e shtetit në emër të drejtësisë, por në mbyllje të proceseve askush s’ka mbajtur përgjegjësi për humbjet.
REAGIMI I PLOTË
Për të mirën e secilit qytetar të Shqipërisë, për të mirën e punësuarëve në kompanitë e sekuestruara. Në rastin e sekuestrimit të pasurive të shtetasit Ylli Ndroqi, gjatë kohës që ai është ende në procedura gjyqësore, është e rëndësishme të theksojmë tre shqetësime.
Së pari, pronat e tij të vendosura nën sekuestër, përfshijnë edhe disa kompani me qindra të punësuar. Këta të punësuar janë bashkëqytetarët tanë, njerëz me familje e plane, me kredi e halle, të cilët në këto momente përballen me ankth e stres të shtuar. Është e rëndësishme që administrimi i atyre kompanive të bëhet me përgjegjësi e transparencë të plotë edhe gjatë sekuestrimit, përderisa çështja ende vazhdon përmes organeve të drejtësisë. Gjatë kësaj kohe, detyrimet kontraktuale ndaj punëtorëve duhet të realizohen pa vonesa dhe atyre nuk u duhet ndërprerë punësimi. Duhet shmangur keqmenaxhimi, i cili do të mund t´i çonte në humbje e drejt falimentimit kompanitë, sepse kjo do të shtonte vështirësitë ekonomike të të punësuarve, si dhe do të bënte më të pasigurtë të tashmen e të ardhmen e tyre.
Së dyti, meqenëse dy prej atyre kompanive janë mediatike, është tepër e rëndësishme që, për sa kohë ende nuk ka mbaruar procesi gjyqesor, të mos vendosen pengesa për ushtrimin e profesionit të gazetarëve dhe të mos cenohet fjala e lirë. Ditën e djeshme, ndërhyrja e forcave speciale të armatosura në ambientet e dy televizioneve duket si vazhdim i taktikave të presionit të një shteti policor. Televizionet e vendosura nën sekuestrim do duhej të administroheshin me përgjegjësi e transparencë, pa presion politik. Shqipëria e sotme nuk ka një mjedis të mirë e të lirë medial, gazetarët janë pre e presioneve të shumëfishta. Në raportet e tij, Bashkimi Evropian e ka cilësuar Shqipërinë si një vend që shfaq treguesit e një shteti të kapur, ndërkohë që organizata amerikane “Freedom House” e ka cilësuar këtë vit sistemin politik në Shqipëri si “hibrid”, për shkak të rritjes së autoritarizmit dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve dhe shoqërisë civile.
Sekuestrimi nënkupton që Agjencia (shtetërore) për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara do të marrë përsipër administrimin dhe përdorimin e këtyre pasurive. Në një shtet të kapur dhe autoritar, rritet shqetësimi për pavarësinë e agjencive të tilla, sa kohë procesi gjyqësor ende vazhdon. Përzierja e pushtetit në punët e medias në këtë rast delikat, do të hidhte dyshime të mëdha mbi gjithë procesin.
Së treti, mirëadministrimi i pasurive të sekuestruara, shmangia e abuzimeve, ruajtja e vlerës së tyre, ruan punëtorët e punësuar aty, si dhe nuk paragjykon përfundimin e procesit gjyqësor, duke ruajtur edhe buxhetin e shtetit. Në të kaluarën kemi parë raste ku janë prodhuar kosto të mëdha për buxhetin e shtetit në emër të drejtësisë, por në mbyllje të proceseve askush s’ka mbajtur përgjegjësi për humbjet. Bëjmë thirrje për një proces të përgjegjshëm e të paanshëm që mbron të drejtat e punëtorëve, gazetarinë dhe buxhetin e shtetit.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË -Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën e lirisë së medias në Shqipëri. Sipas Metës, denocnimet ndaj censurës dhe presioneve janë tep...
TIRANË– Deputeti Elio Hysko është shëruar nga koronavirusi. Lajmin për shërimin e tij e ka dhënë i vëllai, moderatori dhe këngëtari i njohur, Turjan ...
TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka nisur pushimet e verës në jug të vendit. Pas shumë kohësh, ai është kthyer sërish në aktiv në rrje...
TIRANË- Anëtarja e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në Partinë Demokratike, Enriketa Papa, ka treguar detaje nga puna që pret atë dhe katër kolegët ...
TIRANË– Forcat e Armatosura janë angazhuar për fikjen e zjarreve që kanë përfshirë disa zona të Shqipërisë. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka njofto...
TIRANË- Zv.kryeministri Erion Braçe, ka “gjetur” shkaktarin e zjarreve në vend. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Braçe shkruan...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas takimit me 5 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshm...
TIRANË- Përfundon takimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha me 5 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për deputetë. Mësohet se takimi ka zgjatur...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpehur ngushëllimet e tij për mjekun nga Tropoja që ndërroi jetë ditën e djeshme nga koronavirusit, Anibal Bybera...
TIRANË– Ish- kryeministri Sali Berisha i ka dalë në mbrojtje pronarit të Ora Neës, Ylli Ndroqi, të cilit iu sekuestruan ditën e sotme 26 pasuri. Me anë të ...