Aktualitet

Sekuestrimi i pasurive/ Flet avokati i Ylli Ndroqit: Është sulm politik për shkak të gjyqit me Veliajn, do të apelojmë vendimin

VIDEO
Avokati Alban Qafa ka deklaruar se do ta apelojë vendimin e SPAK për sekuestrimin e pasurive të Ylli Ndroqit. Ai u shpreh se klenti i tij mendon se ky është një sulm politik për shkak të gjyqit me Veliajn.
Featured image of article: Sekuestrimi i pasurive/ Flet avokati i Ylli Ndroqit: Është sulm politik për shkak të gjyqit me Veliajn, do të apelojmë vendimin Avokatët e Ylli Ndroqit

Tiranë- Avokati i Ylli Ndroqit, Alban Qafa ka deklaruar për mediet se klienti i tij nuk është ndaluar apo shoqëruar nga Policia e Shtetit. Qafa ka sqaruar se Ndroqi ka bërë shoqërimin e mjetit të tij ” Merces-Benz, modeli S600″, pasi është ndaluar nga forcat operacionale, për sekuestrimin e makinës si pjesë e vendimit të SPAK.

Avokati theksoi se do të apelojnë këtë vendim të SPAK. Sipas avokatit ky është një sulm politik, për shkak të gjyqit tjetër që po zhvillohet kundër kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“ Është vendosur sekuestro e pasurive të tij. Ka qenë duke udhëtar me makinë e tij Merces-Benz, modeli S600″ dhe është ndaluar nga forcat operacionale për t’i marrë makinën si pjesë e sekuestros. Ylli Ndroqi nuk është ndaluar dhe as shoqëruar, por ka shoqëruar makinën e tij dhe të kërkojë sqarime. Policia na ka dhënë vetëm dosjen e SPAK. Ne na është dhënë vendimin në dorë. Është vendimi i SPAK, shkalla e parë. Brenda afatit ligjor 5 ditor do ta ankimojmë në apel të SPAKU-t. Gjithë pasuria e tij është krijuar nga burime të ligjshme. Ai mendon se është një sulm politik, për shkak të gjyqit tjetër që po zhvillohet kundër kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj”, u shpreh ai.

Ditën e sotm,  SPAK ka sekuestruar pasurinë e Ylli Ndroqit,  pronarit të televizionit. SPAK njofton se ka dyshim se Ndroqi nën emrin Xhemal Pasmaçiu është arrestuar dy herë, në Turqi më 1998 dhe në Itali më 2015. GJKKO ka pranuar kërkesën, dhe pasuria e tij është vënë nën sekuestro pasi dyshohet se ka si burim aktivitetin e jashtëligjshëm të Ndroqit. Ndërkohë, vetë Ylli Ndroqi është shfaqur i qeshur pranë drejtorisë së Policisë së Tiranës.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment