Aktualitet

Sekuestrimi i pasurive te Ylli Ndroqit, avokati Alban Qafa: Do ankimojmë vendimin sepse ka parregullsi ligjore, RTV Ora u ble me kredi, disa prona nuk ekzistojnë, s’e dimë ku i gjeti SPAK

VIDEO
Sipas avokatit Alban Qafa, në dokumente është vënë re një nxitim për të dhënë vendimin e sekuestros. Ai shton më tej se dokumentet kanë parregullsi ligjore dhe se SPAK, sipas tij ka zhvilluar një hetim inekzistent.
Featured image of article: Sekuestrimi i pasurive te Ylli Ndroqit, avokati Alban Qafa: Do ankimojmë vendimin sepse ka parregullsi ligjore, RTV Ora u ble me kredi, disa prona nuk ekzistojnë, s’e dimë ku i gjeti SPAK

TIRANË– Avokati i Ylli Ndroqit, të cilit iu sekuestruan 26 pasuri nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka dalë në një deklaratë për mediat.

Sipas avokatit Alban Qafa, në dokumente është vënë re një nxitim për të dhënë vendimin e sekuestros. Ai shton më tej se dokumentet kanë parregullsi ligjore dhe se SPAK, sipas tij ka zhvilluar një hetim inekzistent.

Nga ana e SPAK më 21 korrik 2020 u regjistrua procedimi penal dhe 7 ditë më pas, më 28 korrik u regjistrua kërkesa e prokurorisë për vendosjen e sekuestros. Dokumenti është marrë në shqyrtim në maj, ndërkohë që kërkesa e organit të akuzës është depozituar në korrik. Kjo tregon nxitimin si të prokurorisë dhe të gjykatës për këtë vendim.

Është vënë sekuestro mbi 26 pasuri të në biznesi mbi 29-vjeçar. Ngrihet pyetja si është e mundur që brenda 7 ditësh nga regjistrimi i procedimit penal, u gjetën indicie sipas pretendimeve të arsyeshme për të shkuar drejt sekuestrimit të pasurive të z. Ylli Ndoqi. Vetëm një ditë më pas, policia e shteti ka nxituar që të deklarojë se hetimet kanë zgjatur 18 muaj nën drejtim  e prokurorëve të SPAK. Para 8 muajsh prokurorët e SPAK janë betuar para presidentit në dhjetor të vitit 2019. Si mund të zhvillojë SPAK një hetim kur nuk ka ekzistuar?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sipas ligjit është sanksionuar se hetimet drejtohen nga prokuroria. Duhet të ishte prokurori ai që përmes policisë gjyqësore të ndërmerrte veprimet e nevojshme ndaj personave të sipërpërmendur. Në deklaratën e policisë janë kryer hetime mbi 17 muaj pa ju referuar prokurorit. Këto hetime pa dijeninë e prokurorit janë hetime të paligjshme nga policia. Kjo ngre dyshime për keqpërdorimin e policisë nga qeveria.

Nuk ka asnjë indicie se këto pasuri ishin në gjendje rreziku apo nga ndonjë organizatë kriminale. Transmetimet e RTV Ora dhe Ora News kanë qenë në krah të qytetarëve. Ndërsa sa i përket pronave që kërkohet të sekuestrohen, një pjesë nga ato nuk janë të Ylli Ndroqit. Edhe ato që janë në pronësi të tij, janë krijuar me burime te ligjshme,– tha Qafa ndër të tjera.

Më 3 gusht, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, sekuestroi pasuritë e botuesit dhe pronarit të Ora News, Ylli Ndroqi. Sipas SPAK, familja Ndroqi ka një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe se këto pasuri janë përfituar nga veprimtaria që sipas SPAK, Ndroqi ka patur në vendin tonë, Turqi dhe Itali.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment