LIVE UPDATES
Bota

Seks dhe dhunë në televizionet e Serbisë, juristi i ri këkon të ndryshojë formatin e programeve

15 Shtator 2019, 12:52 Nga DOSJA
Seks dhe dhunë në televizionet e Serbisë, juristi i ri këkon

SERBI- Në një shtëpi normale serbe, televizori mbahet hapur gjithë ditën, fëmijët mund të qëndrojnë shumë gjatë para televizorit. Shumë të preferuara janë reality show-t, që transmentohen nga kanalet private 24 orë pa ndërprerje. Aty gjen një spektër të gjerë, nga njerëz të paqëndrueshëm psikikisht deri në kriminelë të njohur. Sjellje e ashpër, fyerje, detaje intime të prezantuara me dëshirë, dhunë, seks – ky është repertoari standard i tyre. “Poshtërimet që pjesëmarrësit në këto show duhet të përjetojnë janë një ngushëllim për jetën e padurueshme dhe vuajtjet e vetë spektatorëve”, thotë psikologja, Aleksandra Gjuriq, që e ka shkruar doktoraturën pikërisht për programet e “reality show” në Serbi. Ekspertja thotë, se nga pasojat vuajnë fëmijët dhe të rriturit: “Këtu bëjnë pjesë sipas saj „pasiviteti në rritje, mpirja e mendimit kritik, humbja e integritetit, varfërimi i zhvillimit emmocional dhe intelektual të njerëzve.”

Shkurt: ekzagjerimi me reality showt, me agresivitetin e tyre, tendencat vulgare pornografike po kthehen një problem gjithnjë e më të madh në Serbi. Vërtet që ka një kuadër ligjor, që mund ta reduktojë këtë, por hapësira e interpretimit është e gjerë, e institucionet nuk e kanë vëmendjen aty.

“Në fillim të injorojnë…”

Aktivisti 33-vjeçar dhe juristi, Savo Manojloviç nuk do ta pranojë më këtë gjendje. Në vitin 2015 ai krijoi „Shoqatën për Mbrojtjen e Kushtetutës dhe Ligjshmërisë”. Sot ai kërkon që të ketë ligje për mediet elektronike, që janë të formuluara qartë e nuk lenë hapësirë për interpretime të ndryshme. Për të treguar, se sa e rëndësishme është kjo për të, ai tregon një shembull nga një reality-show, ku një pjesëmarrës ia vë pistoletën në kokë një pjesëmarrëseje. “Nëse një vajzë apo djalë në shkollë ndodhet para ngacmimeve të ndryshme, ka parë një model të tillë më parë në televizon“, thotë juristi.

Shoqata e tij u shkroi institucioneve të ndryshme dhe u dërgoi si provë skenën me pistoletën nga YouTube. Prokuroria heshti. Komisioni i pavarur shtetëror, që vëzhgon respektimin e ligjit në televizione u përgjigj shkurt: „Verifikimi i kanaleve online si YouTube nuk është në kompetencën tonë”. Kjo është njësoj sikur t’ia dërgoje prokurorisë një regjistrim me video të një krimi, dhe përgjigjja të ishte, se prokuroria nuk merret me kritika për filmin, thotë Savo Manojlović.

“…pastaj të luftojnë”

Në bazë të ligjeve serbe himnizimi i dhunës në televizion është vepër  penale, thotë Savo Manojloviç. Kjo vlen edhe për „dezorientimin e spektatorëve”. Juristi u bë aktiv dhe filloi të mbledhë firmat për të arritur që parlamenti serb të precizojë ligjet përkatëse. Kuptohet që pronari i fuqishëm i medias Pink nuk ishte i kënaqur me këtë iniciativë. Që para një viti ai përdori kontaktet e tij politike, kur ministri i Kulturës kritikoi publikisht ekzagjerimet e “reality show” në Serbi. Madje edhe presidenti Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrja Ana Brnabiç e lanë në baltë ministrin.

Në fillim të injorojnë, pastaj tallen me ty, të luftojnë, e pastaj në fund ti fiton”, citon Savo Manojloviç një thënie të Mahatma Gandhit. Në fillim reagimet për iniciativën e tij ishin skeptike, shumë argumentonin, se në Serbi pa logjistikën e duhur partiake, asgjë nuk bëhet. Por kishte mjaft të tjerë që ishin entuziastë. “Suksesi ynë më i madh ishte, që kishim zero buxhet dhe treguam, se qytetari i thjeshtë është sovran. Njerëzit e thjeshtë kanë pushtet.”

Në fund u grumbulluan më shumë se 42.000 firma. Një iniciativë popullore në Serbi mund të kalojë zyrtarisht në një projektligj, nëse për të mblidhen brenda 7 ditësh 30.000 firma. Për krahasim: Kushti për pjesëmarrje të partive politike në procesin zgjedhor është 10.000 nënshkrime në një afat shumë më të gjatë.

Savo Manojloviç e di, se projektligji që kërkon ai për një kohë të gjatë do të qëndrojë i mbyllur në sirtarë. Ai tani do të organizojë fazën e dytë, presionin publik ndaj institucioneve. Suksesi i jep shpresë. “Menjëherë e shikon, që nuk je vetëm, që në vend ka shumë njerëz që reflektojnë, nëse i gjen ata, atëherë fitorja e përbashkët është çështje kohe.”

Marrë nga DW

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dhune ne televizionet serbe savo manojloviç serbi dhune ne televizionet serbe savo manojloviç serbi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni