Rajoni

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo së shpejti do të vizitojë Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut

Bazuar në axhendën e Pompeos e publikaur nga DASH, vihet re që Sekretari amerikan ka lënë jashtë vizitave të tij vetëm Shqipërinë pasi do të vizitojë dy vendet fqinje.
Featured image of article: Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo së shpejti do të vizitojë Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut Mike Pompeo

SHBA- Mike Pompeo, Sekretari  i Shteteve të Bashkuara të Amerikësm, javën e parë të tetorit do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi.

Bazuar në axhendën e Pompeos e publikaur nga DASH, vihet re që Sekretari amerikan ka lënë jashtë vizitave të tij edhe Shqipërinë pasi do të vizitojë dy vendet fqinje.

Pompeo është një prej zyrtarëve që ka lidhje më të ngushtë me Presidentin Trump, prandaj dhe një vizita diplomatike e tij janë të rëndësishme për marrëdhëniet mes qeverive.

Zyrtari i lartë do të zhvillojë një tur takimesh nga 1 tetori deri më 6 tetor, ku gjithashtu do të vizitojë edhe Vatikanin, për një vizitë me Papa Françeskun.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa në Romë, Pompeo do të takojë Presidentin Sergio Mattarella, Kryeministrin Giueseppe Conte dhe Ministrin e Jashtëm Luigi Di Maio.

Kujtojmë që Sekretari Pompeo emëroi Matthew Palmer si përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, ku ndër shtetet fqinje bën pjesë edhe Shqipëria.

A.C/Dosja.al

Shto Koment