Sport

Sekretari Ilir Shulku, në mbledhjen e UEFA-s për “Euro 2020”-tën…

Në këtë takim u fol për mjaft probleme në lidhjen me çështjet organizative të veprimtarive të mëdha kontinentale, si dhe u prezantua skema e re financiare për kompeticionet e ardhshme europiane të klubeve
Featured image of article: Sekretari Ilir Shulku, në mbledhjen e UEFA-s për “Euro 2020”-tën…

TIRANE – UEFA zhvilloi sot një mbledhje me sekretarët e përgjithshëm të federatave anëtare, për të diskutuar e informuar në lidhje me çështje organizative dhe kompeticionet ndërkombëtare në nivel ekipesh kombëtare dhe klubesh.

Në këtë mbledhje, që u zhvillua përmes video-konferencës, mori pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, u fol në lidhje me zhvillimet e fundit në prag të “Euro 2020”. Mbledhja u përshëndet edhe nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin.

U prezantua ndryshimi i dy qyteteve pritëse të finaleve të këtij turneu, me Dublinin dhe Bilbaon, që zëvendësohen respektivisht me Shën Petersburgun, Londrën dhe Seviljen, si edhe u fol për nivelin e pjesëmarrjes spektatorëve në çdo ndeshje dhe për çdo qytet.

Po ashtu u prezantua formati i ri i skemës financiare për kompeticionet europiane të klubeve, për meshkuj dhe femra, ndërkohë që një nga çështjet më të rëndësishme në rendin e ditës ishte edhe pandemia dhe efekti i saj në futbollin europian.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pjesëmarrësit në këtë mbledhje u njohën me skanerin e impaktit te Covid-19 dhe sfidat e ardhshme për t’iu rikthyer normalitetit dhe konsoliduar gjendjen financiare të klubeve europiane në këto kohë të vështira. Ndër të tjera, u diskutua edhe mbi ecurinë e përgatitjeve për organizimin e kupës së botës “Katar 2022” dhe në veçanti elementet e respektimit të të drejtave të punës.

B.T (Dosja.al)

 

Shto Koment