Politike

‘Të pandëshkuarit e mëdhenj në Shqipëri janë rilindasit’/ Bardhi nuk i ndahet Ramës: Është kreu i KÇK-së, bashkëqeveris me krimin e organizuar (VD)

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi shkruan se Rama nuk e lufton dot krimin pasi është kreu i kësaj organizate. Më tej ai shton se kreu i qeverisë është përgjegjësi kryesor për politikën dhe korrupsionin në vend. 
Featured image of article: ‘Të pandëshkuarit e mëdhenj në Shqipëri janë rilindasit’/ Bardhi nuk i ndahet Ramës: Është kreu i KÇK-së, bashkëqeveris me krimin e organizuar (VD) Gazment Bardhi

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar një video-mesazh, ku personazh kryesor është sërish kryeministri Edi Rama, ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në video, Bardhi shkruan se Rama nuk e lufton dot krimin pasi është kreu i kësaj organizate. Më tej ai shton se kreu i qeverisë është përgjegjësi kryesor për politikën dhe korrupsionin në vend.

“Të pandëshkuarit e mëdhenj të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri janë qeveritarët dhe bashkiakët e Rilindjes. Propaganda dhe mashtrime publike nuk e ndryshojnë dot të vërtetën: Edi Rama është kreu i KÇK-së, bashkëqeveris me krimin e organizuar, i jep krimit pushtet politik tendera, koncesione dhe pasuri publike,“-shkruan ndër të tjera Bardhi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

POSTIMI I PLOTË:

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të paketës “Anti KÇK” deklaroi se do u bëhet ferr jeta kriminelëve. Rama u dha ultimatum ’bosëve’ dhe të ‘fortëve’, teksa u shpreh që nëse nuk justifikojnë pasuritë, brenda muajit do t’iu sekuestrohet gjithçka. Që prej prezantimit të KÇK-së, Partia Demokratike ka reaguar ashpër duke kërkuar hetimin e shumë prej zyrtarëve të lartë të PS-së. 

 

Shto Koment