LIVE UPDATES
Politike

Sekretari i OSBE në Tiranë, takon Cakajn/ Griminger: Zgjidhja e krizës vjen nga dialogu

25 Korrik 2019, 10:06 Nga DOSJA
Sekretari i OSBE në Tiranë, takon Cakajn/ Griminger: Zgjidhja e

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Thomas Greminger i bën thirrje klasës politike që të zgjidhë krizën e krijuar përmes një dialogu gjithëpërfshirës. Greminger, në një takim që zhvilloi me ministrin e deleguar të Jashtëm, Gent Cakaj, tha se OSBE është gati të japë mbështetje për Shqipërinë, si dhe theksoi rëndësinë që ka kryesimi i OSBE nga Shqipëria.

“Kryesia e OSBE kërkon investim kohe, përpjekje, Shqipëria s’ka dyshim që do e kalojë me sukses, do jetë një ushtrim shpërblyes nga aspekti politik, dhe do jetë i frytshëm për Shqipërinë në arenën politike ndërkombëtare. Është shans, për komitetin e OSBE që të mësojë më shumë për Shqipërinë, për të mësuar nga perspektiva rajonale e këtij vendi.
Kryesimi i mirë i OSBE do jetë edhe një argument më i fortë sa i takon edhe në rrugën drejt BE, pra Shqipëria duhet të dëshmojë se rruga më e mirë për të zgjidhur krizat është dialogu. Le ta bëjmë këtë një përvojë të suksesshme për të gjithë”, tha ai.

Ndërkohë që Cakaj, foli për marrjen e kryesisë së OSBE, si një process i rëndësishëm i angazhimit të vendit tonë.

“Për Shqipërinë, marrja e kryesisë së OSBE-së për vitin 2020, është procesi më i rëndësishëm në historinë e angazhimeve multilaterale që nga anëtarësimi në NATO. Po punojmë fuqimisht në tre aspekte: atë politik, financiar dhe të burimeve njerëzore. Së pari, aspekti politik ka të bëjë me finalizimin e prioriteteve. Së dyti, qeveria po vë në dispozicion të gjitha burimet financiare të nevojshme për një mbarëvajtje sa më të mirë të kryesimit. Së treti, tashmë kemi emëruar diplomatët më të mirë e më të përkushtuar si në Misionin tonë në Vjenë, ashtu dhe në Task Forcën e ngritur në Tiranë për këtë qëllim,” tha Cakaj.

Vizita e sekretarit të Përgjithshëm të OSBE, vjen në kohën kur opozita dhe qeveria janë ende larg dialogut. Opozita jo parlamentare nuk mori pjesë as në zgjedhjet lokale, duke i dhënë PS 60 bashki. Kryeministri, nga ana tjetër nuk pranon kërkesën për dorëheqje, duke theksuar se opozita ka frikë nga drejtësia.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gent cakaj kriza politike sekretari i osbe thomas greminger gent cakaj kriza politike sekretari i osbe thomas greminger

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes