Bota

Sekretari britanik nënshkruan urdhërin e ekstradimit të Julian Assange në SHBA

Sekretari britanik, Sajid Javid ka pranuar se ai ka nënshkruar një kërkesë për Julian Assange që do të ekstradohet në SHBA, ku ai do të përballet me akuzat për ndërhyrjen në kompjuterat e shtetit.
Featured image of article: Sekretari britanik nënshkruan urdhërin e ekstradimit të Julian Assange në SHBA Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange.

MBRETËRI E BASHKUAR- Në një intervistë në BBC Radio 4, Javid tregoi se ai ka nënëshkruar ekstradimin e Assange, duke u shprehur: “Ai është me të drejtë pas hekurave. Ekziston një kërkesë për ekstradim në SHBA që pritet të dal  në gjykatë nesër, por dje kam nënshkruar urdhrin e ekstradimit dhe e vërtetova se nesër do të dalin para gjykatave “.

Vendimi i Javid hap rrugën për të nxjerrë në gjykatë themeluesin e WikiLeaks dhe për të pranuar ekstradimin e tij në SHBA. Assange përballet me një aktakuzë prej 18 akuzash, të lëshuar nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA,  sipas Aktit të Spiunazhit.

Javid tha se: “Përfundimisht ky është një vendim për në gjykatë, por ka një pjesë shumë të rëndësishme për sekretarin e shtetit dhe dua të shoh drejtësinë në çdo kohë, pasi ne kemi marrë një kërkesë të ligjshme për ekstradim, kështu që unë kam e nënshkruar, por vendimi përfundimtar i takon gjykatës”.

47-vjeçari australian ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, për t’u shfaqur muajin e kaluar në një seancë gjyqësore në Westminster në lidhje me kërkesën e ekstradimit nga SHBA-ja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Seanca është riplanifikuar për të premten dhe për shkak të gjendjes së Assange, mund të zhvillohet në burgun e Belmarsh ku ai po vuan dënimin.

Burimi: The Guardian 

L.K/Dosja.al

Shto Koment