Rajoni

Sekretari amerian Pompeo e thotë hapur: Greqia të udhëheqë Ballkanin, kjo është dëshira e SHBA

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo bëri të qarta qëllimet strategjike të SHBA-vë, që Greqia të fuqizohet dhe të bëhet vendi lider i Balkanit.
Featured image of article: Sekretari amerian Pompeo e thotë hapur: Greqia të udhëheqë Ballkanin, kjo është dëshira e SHBA Mike Pompeo

GREQI– Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka vizituar Greqinë duke nënshkruar një marrëveshje të re midis Athinës dhe Uashingtonit që do të kontribuojë në sigurinë e vendit.

Në një intervistë për “Kathimerini“, Pompeo bëri të qarta qëllimet strategjike të SHBA-vë, që Greqia të fuqizohet dhe të bëhet vendi lider i Balkanit.

Pyetje: Kishim një ndjenjë, veçanërisht në fund të administratës së Obamës, se SHBA po tërhiqej nga rajoni. Cilat janë qëllimet strategjike të SHBA?

Mike Pompeo: Është një pyetje e shkëlqyer, ne po kthehemi. Ne jemi të përkushtuar, sepse është në interesin më të madh të Amerikës.  Ne kemi shumë objektiva strategjikë dhe ajo që keni parë sot në udhëtimin tim në Greqi është që ne kemi një marrëveshje të re për bashkëpunim mbrojtës, e cila do të ketë rëndësi. Nuk do të ketë rëndësi vetëm nesër, javën tjetër, do të ketë rëndësi në vitet dhe dekadat e ardhshme, dhe ka më shumë sesa thjesht të drejta themelore. Ne duam një Greqi të suksesshme, të lulëzuar – ne duam ta shohim Greqinë të ecë përpara. Ne dëshirojmë që ajo të jetë lidere dhe të stabilitet në rajon.

Prej disa javësh, Pompeo ndodhet në rajon ku edhe ka zhvilluar vizita në disa vende fqinje me Shqipërinë, siç është Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment