Aktualitet

Secili në shtëpinë e tij! Tragetet Bari-Durrës e anasjelltas bëjnë udhëtimin e fundit, mundësohet riatdhesimi

Dosja.al mëson se mbrëmjen e sotme tragetet janë nisur për të bërë të mundur dërgimin e çdo udhëtari në shtëpinë e tij. Rrjedhimisht, nëse në Itali ka patur ndonjë turist shqiptar, nesër në mëngjes do të jenë në vendin e tyre.
Featured image of article: Secili në shtëpinë e tij! Tragetet Bari-Durrës e anasjelltas bëjnë udhëtimin e fundit, mundësohet riatdhesimi Foto Ilustruese

DURRËS– Tragetet Durrës-Bari dhe anasjelltas janë niur mbrëmjen e sotme për herë të fundit pas ndërprerjes së tyre për shkak të futjes së Covid-19 në Shqipëri. Dosja.al mëson se mbrëmjen e sotme tragetet janë nisur për të bërë të mundur dërgimin e çdo udhëtari në shtëpinë e tij. Rrjedhimisht, nëse në Itali ka patur ndonjë turist shqiptar, nesër në mëngjes do të jenë në vendin e tyre.

E njëjta gjë vlen edhe për italianët, të cilët duhet të kthehen në vendin e tyre. Sipas informacioneve, pasagjerët kontrollen dhe transporti i tyre bëhet sipas rregullave.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 10. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Rama një ditë më parë dha urdhërin që të mbyllen institucionet e arsimit me dy javë dhe të anulohen të gjitha aktivtetet deri më 3 prill. Shahini shtoi se mësimi do të zhvillohet online me anë të platformës Akademia.al. Ajo që këshillohet është higjiena maksimale dhe shmangia e vendeve që grumbullohen shumë njerëz.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment