Rajoni

Seanca për betimin e qeverisë, Vjosa Osmani refuzon drejtimin e diskutimeve

Ajo në nisje të punimeve ka thënë se nuk do jetë në krye të Kuvendit për sot dhe vendin e saj e ka zënë Kujtim Shala, i cili është nënkryetar nga radhët e LDK-së.
Featured image of article: Seanca për betimin e qeverisë, Vjosa Osmani refuzon drejtimin e diskutimeve Pamje nga seanca

KOSOVË- Vjosa Osmani ka refuzuar që të drejtojë sot seancën në Kuvend, ku do të betohet qeveria e re. Ajo në nisje të punimeve ka thënë se nuk do jetë në krye të Kuvendit për sot dhe vendin e saj e ka zënë Kujtim Shala, i cili është nënkryetar nga radhët e LDK-së.

LDK-ja ka propozuar për kryeministër, Avdullah Hotin dhe ka lidhur marrëveshje koalicioni me AAK-në, Nismën, minoritetet e Listën Serbe, por ende nuk dihet nëse i ka 61 votat që do i japin drejtimin e qeverisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Seanca e sotme është shoqëruar dhe me bojkot nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila nuk ka preferuar të shkojë në Kuvend.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment