Rajoni

Seanca konstituive e Kuvendit të Malit të Zi do të mbahet më 23 shtator

Në një kohë që kanë kaluar më shumë se 15 ditë nga zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi, mësohet se seanca konstituive e Parlamentit të ri malazez do të zhvillohet me 23 shtator.
Featured image of article: Seanca konstituive e Kuvendit të Malit të Zi do të mbahet më 23 shtator Anëtarët e qeverisë në Malin e Zi.

MALI I ZI- Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Ivan Brajovç është shprehur se seanca konstituive e Parlamentit të ri malazez do të zhvillohet me 23 shtator. Ky lajm është bërë me dije nga vetë Brajoviç pas një takimi që ka zhvilluar me përfaqësues të listës zgjedhore.

Propozimi u pranua unanimisht, nuk duhet të presim për një kohë të gjatë … Zgjedhjet në Malin e Zi treguan se qytetarët u besojnë institucioneve.”- ka deklaruar Brajoviç.

Më tej Brajoviç ka thënë se besonte se parlamenti i ri do të vazhdoje në të njëjtën rrugë si i mëparshmi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zgjedhjet në Mal të Zi u fituan nga koalicioni opozitar, i cili bashkoi mandatet duke larguar nga pushteti pas 30 vjetësh, Milo Gjukanovic, partia e të cilit mori 29 mandate. Opozita ka fituar me një mandat më shumë se partia në pushtet, ndërsa shqiptarët arritën që të siguronin 2 mandate në Kuvend.

A.C/Dosja.al

Shto Koment