DiasporaRajoni

Seanca e radhës për ish-krerët e UÇK-së, Gucati dhe Haradinaj dalin para Gjykatës Speciale në 30 Mars  

Lajmin e kanë bërë të ditur Dhomat e Specializuara me anë të një njoftimi në faqen zyrtare.
Featured image of article: Seanca e radhës për ish-krerët e UÇK-së, Gucati dhe Haradinaj dalin para Gjykatës Speciale në 30 Mars   Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj

HAGË- Seanca e radhës për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatin dhe Nesim Haradinajn do të mbahet në 30 mars. Lajmin e kanë bërë të ditur Dhomat e Specializuara me anë të një njoftimi në faqen zyrtare. Seanca pritet të mbahet në orën 15:00.

“Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt do të mbahet më 30 mars në orën 15:00,” thuhet në njoftim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Njoftimi

Aktualisht si të akuzuar në Hagë gjenden, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Nesim Haradinaj dhe Hysni Gucati. Të gjithë zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Në aktakuzën e publikuar shkruhet se nga marsi i vitit 1998 deri në shtator të një viti më vonë, në Kukës dhe Cahan janë kryer krime ndaj qindra civilëve që nuk ishin pjesë e luftës së UÇK-së.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment