Politike

‘Së shpejti pjesë e vendimmarrjes’/ Plotësohet pas 7 muajsh profecia e Baba Mondit për Kujtim Gjuzin

Kreu i Partisë Konservatore të Shqipërisë, Kujtim Gjuzi ka postuar një foto me Baba Dedë Edmond Brahimajn. Gjuzi shkruan se Baba Mondi i kishte thënë se së shpejti do të ishte pjesë e vendimarrjes.
Featured image of article: ‘Së shpejti pjesë e vendimmarrjes’/ Plotësohet pas 7 muajsh profecia e Baba Mondit për Kujtim Gjuzin Baba Mondi dhe Kujtim Gjuzi

TIRANË- Kreu i Partisë Konservatore të Shqipërisë, Kujtim Gjuzi ka publikuar një foto të shkrepur 7 muaj më parë me Baba Dedë Edmond Brahimajn.

Krahas fotos, kandidati për deputet në qarkun e Durrësit ka shkuar se Baba Mondi i kishte thënë se së shpejti do të ishte pjesë e vendimarrjes.

“7 muaj më parë Baba Dede Edmond Brahimaj në selinë e kryegjyshatës botërore bektashiane me tha të ruajtë zoti. Së shpejti kujtim do të jesh në vendimarje kryesore për qeresimin e politikanëve gjakues… Faleminderit hirësi shkëlqesi Edmond Brahimaj,”-shkruan Gjuzi.

Postimi i plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mesa duket 7 muaj më vonë profecia e Baba Mondit do të plotësohet pasi Gjuzi ka deklaruar se nuk do ta djegë mandatin e tij si deputet ndryshe nga sa ka vendosur opozita e bashkuar, ku partia e tij edhe bën pjesë.

Gjuzi është shprehur edhe publikisht se ka marrë mesazhe nga ndërkombëtarët të cilët e mbështesin në nismën e tij, madje ai e ka vetëshpallur veten edhe kryetar të opozitës së re.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment