Politike

Së shpejti nis “Defender 21″/ Yuri Kim: Marinarë, ushtarë dhe avionë të SHBA do zbarkojnë në Shqipër. Bashkë krah për krah!

Yuri Kim shkruan se forcat amerikane dhe ato shqiptare do të punojnë së bashku në këtë stërvitje historike ushtarake.
Featured image of article: Së shpejti nis “Defender 21″/ Yuri Kim: Marinarë, ushtarë dhe avionë të SHBA do zbarkojnë në Shqipër. Bashkë krah për krah! Yuri Kim

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka konfirmuar mbërrijen e trupave ushtarakë në Shqipëri në javën e parë të muajit maj. Me anë të një postimi në Facebook, Kim shkruan se forcat amerikane dhe ato shqiptare do të punojnë së bashku në këtë stërvitje historike ushtarake.

“Lajm i mirë: Presim të mirëpresim disa gjeneralë të SHBA në Shqipëri në javën e parë të majit si pjesë e Defender21. Ata do të jenë këtu për të vëzhguar mijëra ushtarë, marinarë dhe avionë të SHBA dhe Shqipërisë që punojnë së bashku në këtë stërvitje historike ushtarake. #KrahPerKrah,”-shkruan ambasadorja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këtë vit në Shqipëri do të zhvillohet stërvitja më e madhe shumëkombëshe e quajtur “Defender 21”. Gjashtë mijë ushtarë amerikanë do të mbërrijnë në Shqipëri në periudhën fund Maji-Qershor të këtij viti. Shqipëria do të përfshijë ushtrinë e saj në organizimin e këtij eventi të madh.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment