LIVE UPDATES
Aktualitet

“S’e rruaj për ju, jeni legena!”/ Pjerin Ndreu kallëzohet penalisht nga 3 efektivë, i pengoi për shoqërimin e pronari

29 Qershor 2021, 09:23 Nga DOSJA
“S’e rruaj për ju, jeni legena!”/ Pjerin Ndreu

LEZHË- Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka përfunduar në dyert e Prokurorisë së Lezhës, pasi është kallëzuar penalisht nga tre efektivë të Policisë së Shtetit. Të tre uniformat blu pretendojnë se Ndreu i ka penguar që të ushtrojnë detyrën e tyre në përputhje me ligjin. 

Burime për “Panorama” kanë bërë me dije se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në zonën e Shëngjinit, jashtë ambienteve të një hoteli në vijën e parë të bregdetit. Në përputhje me ligjin dhe urdhërat e lëshuar nga Komiteti i Ekspertëve, punonjësit e Policisë kanë kërkuar ndërprerjen e muzikës dhe mbylljen e lokalit për të respektuar orën policore. Por kanë hasur rezistencë, ndaj në ndihmë të Patrullës kanë shkuar edhe forcat “Shqiponja”, të cilët në debat e sipër kanë tentuar të shoqërojnë  pronarin e hotelit. Pikërisht në këtë moment është shfaqur edhe Pjerin Ndreu, i cili i ka kërkuar që të largohej me frazën: Ligjin e bëj unë…

Debati ka vijuar edhe për pak dhe si përfundim efektivët janë detyruar që të largohen por hakmarrja e Ndreut nuk është ndalur me kaq. Një ditë më pas, ndaj dy efektivëve të patrullës së Shëngjinit ka nisur hetim disiplinor nga eprorët e tyre për “Shkelje të rëndë të atributeve e kompetencave të Policisë”, me argumentin se në hotelin ku kishte muzikë në shkelje të ligjit, po zhvillohej një aktivitet i Bashkisë Lezhë, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të huaj.

Por edhe efektivët nuk kanë lejuar ngjarjen që të kalojë pa kundërpërgjigje duke nisur një proces gjyqësor me kryebashkiakun, i cili duket se ka harruar që Policia e Shtetit është institucion më vetë, jo i varuar nga Bashkia dhe se urdhërat i merr vetëm nga ligji. 

KALLËZIMI I EFEKTIVIT TË POLICISË

Aktualisht punoj si punonjës Policie pranë Drejtorisë Vendorë Lezhë, oficer i Patrullës së Përgjithshme, Stacioni i Policisë Shëngjin. Mbrëmë, më datë 24.06.2021, rreth orës 22:00, kam marrë shërbimin. Kam qenë duke patrulluar me kolegun tim. Kemi qenë në makinë, me mjetin e Policisë, në shëtitoren e re.

Te lokal “F…” kemi dëgjuar muzikë. Ora ka qenë 23:14 dhe muzika pas kësaj ore, në bazë të aktit normativ, nuk lejohet. Kemi hapur krahun, kemi ndaluar makinën, kemi zbritur dhe kemi shkuar tek lokal “F…”. Kemi kontaktuar me një nga kamerierët e lokalit dhe i kemi kërkuar që të na thërriste pronarin. Pas 5 minutash ka dalë pronari V. Gj. Në vend që ai të fliste me etikë ndaj nesh, ai na është drejtuar duke na thënë fjalë banale si: “Nuk e rruaj për ju, jeni legena, nuk ju pyes”.

Ne kemi komunikuar duke i thënë se arsyeja se pse kemi ardhur këtu është se ti ke shkelur aktin normativ të qeverisë për ndalimin e muzikës, e cila duhej të ishte fikur në orën 22:00 dhe se kishte një numër të lartë njerëzish brenda në lokal, në verandë. Ai na ka thënë se po e bezdisnim, se në lokal kishte ambasador, kryetarin e bashkisë, “kush jeni ju që më fikni muzikën?”

Pas këtij komunikimi është tërhequr dhe është futur në lokal dhe muzika ka vazhduar. Ne kemi njoftuar menjëherë në radio për problemin sallën operative Lezhë 50, sallën operative Shëngjin 70, shefin e Stacionit Shëngjin 396 dhe shefin e Komisariatit 395, duke iu thënë se shtetasi V.Gj. nuk e fik muzikën dhe kërkojmë ndihmë, forca të tjera. Pas pak ka ardhur një patrullë “Shqiponja”. Jemi afruar të dy patrullat te lokali, kemi marrë kontakt me pronarin V.Gj. dhe i kemi bërë të ditur se do ta shoqëronim në Komisariat.

Në këtë moment ka ndërhyrë duke na penguar në punën tonë kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, si dhe stafi i lokalit, kamerierët, të cilët na kanë kundërshtuar me forcë.

Kur ne po përpiqeshim për të shoqëruar në Komisariat V.Gj., ata na kanë mbajtur për krahu dhe na kanë shtyrë duke na penguar që ta shoqëronim. Meqenëse përballë nesh u fut kryetari i Bashkisë, i cili na tha se: “Ligjet i bëj unë dhe i vendos unë…”, për të mos krijuar një situatë më të rëndë, ne jemi tërhequr duke njoftuar me radio sallën operative dhe eprorët tanë. Ata nuk ndërmorën asnjë veprim dhe na thanë në telefon: “Lëreni mos u merrni më, largohuni prej aty”. Jemi larguar dhe kemi shkuar menjëherë te Stacioni i Policisë, kemi përpiluar raportin e shërbimit për ngjarjen, si dhe procesverbalin mbi kundërvajtjen administrative, të ndotjes akustike ndaj V.Gj. Kërkoj që të gjithë personat që na kanë kundërshtuar dhe na kanë penguar në punën tonë, të mbajnë përgjegjësi ligjore për veprimet që kanë kryer ndaj meje dhe kolegëve të mi.

Vetë pronari i hotelit në Shëngjin, Vladimir Gjekaj, është shprehur se efektivët kanë shkuar në hotelin e tij dhe i kanë kërkuar që të ulë muzikën, pasi ishte jashtë orarit të lejuar. Biznesmeni tregon se nuk ka pranuar dhe u ka thënë efektivëve që kishte të ftuar kryebashkiakun Ndreu bashkë me disa zyrtarë të tjerë. Më pas, sipas Gjekajt, efektivët i kanë thënë se nuk e njohin Ndreun dhe e kanë shoqëruar në polici atë. Gjekaj shton se sipas tij, gjithçka është politike.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

Aktualitet Aktualitet kallezohet Pjerin Ndreu perplasja e pjerin ndreut me policine pjerin ndreu kallezohet Pjerin Ndreu perplasja e pjerin ndreut me policine pjerin ndreu

Sondazh

Poll

Mjetin e mbushur me kallashnikovë, municion luftarakë e dylbi, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

Mjetin e mbushur me kallashnikovë, municion luftarakë e dylbi, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

Dje u inagurua, ‘fluturojnë’ 8 patenta në aksin 108 milionë eurosh Kardhiq-Delvinë, gjobiten

Rama inaguron tunelin, nëna e kap e puth: O i miri i Shqipwrisë!

Spektakli i fundjavës, Artan Lame legalizon … një pallat

Kardhiq-Delvinë, Rama pritet me iso, grupi i dedikon këngë: E hapi Damiani e Balluku

Sistemi i drejtësisë, Xhafaj: Ka probleme me menaxhimin e tyre, ka 5 shqetësime në draft

Takimi me Biden, Rama: I kërkova të organizonim diçka së bashku për 100-vjetorin, mbase dhe s'bëhet

Amnistia fiskale, Rama: Baza janë kursime nga puna në të zezë, prokurorët i mbajnë peng

Në krah ka Xhaçkën, Rama i mburr kolegun: Bujar Osmani është super, sa do doja ta kishim në qeveri

Rama jep LAJMIN: Do i pyesim shqiptarët, mbase e duan kanabisin edhe për përdorimin personal

Harta e gjyqësorit, Rama:Është ajo dhe nuk ndryshon. E dini se me qeverinë time s'zgjidhen me bojkot

A do të ketë një paketë të dytë të rezistencës sociale? Rama: Qëllimi është mos të rrisim dritat

2% për NATO-n, Rama: Ne ku të marrim, do investojmë aq sa kemi...

Pasurinë me bashkëshortin e ka të përbashkët? Xhaçka 'mbron' resortin e të shoqit

Largimi i 220 mijë shqiptarëve,Rama kalon fajin tek "Saliu":Hija e një të vdekuri torolis Shqipërinë

Burri i Xhaçkës, investitor strategjik, Rama e justifikon: Në këtë vend dalim të gjithë të afërm

Gjuha e ashpër me Bullgarinë, Rama: Më dëgjuan me respekt...

Burrin e ka investitor strategjik, PD do t'i heqë mandatin/ Rama del me Xhaçkën:S'shoh asnjë problem

Rama tregon rolin e Macron: Ai ka ndjekur 48 orë rresht, pa pushim, diskutimet

Rama: Porti i ri i Durrësit do ketë një bazë ushtarake të NATO-s, vlerë strategjike për Shqipërinë

Samiti i NATO-s, Rama: Fola për Serbinë dhe Kosovën

Çelja e negociatave, Berisha: Nëse ndodh, do ishte frymëzimi i madh për protestën e PD

Legalizimi i kanabisit mjekësor, Berisha kundër: Krim, krim dhe vetëm krim!

Pallati i Brigadave me koncension, deklarata e fortë e Berishës: I bëj thirrje oligarkëve që…

Berisha paralajmëron Ramën: Edvin! 7 korriku është vetëm fillim. E di ti që fjala ime është FJALË

Ngjarja e Elbasanit, Berisha s'heq dorë: Papleka i kishte shkuar për Bardhin, jo për të atin

'Basha&Alibeaj mos të vijnë në protestë'/ Berisha: I këshillova, ata po deshën...

"A e takove burrin biznesmen?/ Rama fut në "riedukim" një tjetër gazetar, acarohet nga pyetja

Rikompensimi i materialeve të ndërtimit, Berisha: Akt cinik, Rama i shpërndau me klikën e tijt

Çështja 'Xhaçka'/ Përfundon mbledhja e Këshillit të Mandateve, Alibeaj: Caktoni datën, të vijë zonja

Korreshi:Na thoni se ku bëhen lejet, akoma s'ka marrë rrugën nusja ime, të bënim investim strategjik

'PS bën kthesa me frena dore'/ Salianji: Mjafton një fjalë nga godina përballë, kryeministri e tha..

Mandati i Xhaçës, Balla: Mund të vijë vetë ministrja këtu, ose me përfaqësues, rrini të qetë

Alibeaj: Xhaçka duhet të thotë vetë PO çështja të shkojë në GJK, të mbrohet me avokat

'Një pjesë e juaja i keni qenë në dasmë'/ Bardhi: Taulant, e di që pasuritë i kanë të përbashkëta?

Vendoset 'fati' i saj/ Ministrja s'është lajmëruar?Bushka: Të njoftohet Xhaçka, nëse ka interes

'Balla lë fjalinë përgjysmë'/ Bardhi: Ministres i ndalohet absolutisht të përfitojë nga pronat

Tensionohet situata! Ndërpritet komisioni, Bushka: Bardhi me kë të flasim? Me murin?

Balla: Asnjë qindarkë e vetme nuk ka hyrë në familjen e ministres Xhaçka

E mësoi shpejt deklaratën e Berishës! Balla-Bardhit: Pusho, se na ka bërë Saliu bashkëpuntor

Balla: Ka fituar 1qindarkë Xhaçka?Bardhi:S'do shtrojë shezlonga ministrja, nuk i ka vetëm në monedha

Bardhi i nxjerr foton Bushkës: Këtë! Përfiton 50% nga veprimtaria e pronës

'Në lojë është lufta kundër kriminalitetit/ Alibeaj: Kryeprokurori të sjellë nevojat që ka

Berisha e nis me të qeshura:Ramën e kapi tmerri i protestës,konfrerencë shtypi të njëjtën orë me ne

Ndërtimi i parkut fotovoltaik të Karavastasë, Rama: Do kemi së shpejti lajme të tjera

Parku fotovoltaik i Karavastasë, Rama: Këtu mbaron tensioni i Braçes, meriton respekt

Parku i Karavastasë/ Balluku: Përfundon në 2023, marrim për 15 vite 70 mWh për rreth 25 euro

Nuk i ndahet! Bardhi kujton Mark Babanin: Ende s'kam përgjigje për të, Prokuroria zbarrit përgjigjen

'Jam i lemerisur'/ Harta e re gjyqësore, Xhafaj: Ministria e Drejtësisë dhe KLGJ janë në shkelje

Harta e re gjyqësore, PD kërkon dëgjesë me ministrin e Drejtësisë