Politike

‘S’e pashë PS-në’/ Blendi Klosi e pranon: Fleta e votimit me numra e çuditshme, mu duk sikur u ngatërrova

Drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Beratit, Blendi Klosi është shprehur se edhe vetë është ngatërruar teksa ka votuar.
Featured image of article: ‘S’e pashë PS-në’/ Blendi Klosi e pranon: Fleta e votimit me numra e çuditshme, mu duk sikur u ngatërrova Blendi Klosi

TIRANË– Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, në ndryshim nga pjesa më e madhe e maxhorancës është shprehur hapur kundër fletës së votimit.

Në një intervistë për “5 pyetje nga Babaramo”, drejtuesi politik i PS-së në qarkun e Beratit, është shprehur se edhe vetë është ngatërruar teksa ka votuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Fleta e votimit ishte pak e çuditshme për hir të së vërtetës, se dhe unë kur votova mu duk sikur u ngatërrova këtu në Tiranë, se aty në Berat kisha gjithë kohën që flisja rreshti i fundit, rreshti i fundit, kur erdha këtu në momentin e fundit pashë që nuk ishte rreshti i fundit PS-ja, por ishte i 12-ti dhe jo i 13-ti. pra ishte një fletë me një lloj problematike qe nuk e di si do e diskutojnë kolegët në reformimin e fletës së votimit, në qarkun e Beratit doli me 5200 fletë të pavlefshme që ishte një numëri i konsiderueshëm”, tha Klosi.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment