Aktualitet

“S’e pashë dot se u shmanga direkt…”/ Fatjon Harusha u shpëtoi plumbave ‘për një fije’, sot ‘mbrojti’ të arrestuarin si atentator: S’më qëlloi Gjekson Pusi! (PIKËPYETJET E DËSHMIVE)

  • VENDIMI: “Shofer” në vrasjen e Hekuran Billës, lihet në burg Gjekson Pusi
  • Dy persona, burrë e grua, mbi një motoçikletë tentuan që të eliminojnë kushëririn e deputetit të PS-së Luan Harushës, Fatjonin. Por edhe pse kanë kaluar disa ditë, ende nuk ka një të dyshuar kryesor.
    Featured image of article: “S’e pashë dot se u shmanga direkt…”/ Fatjon Harusha u shpëtoi plumbave ‘për një fije’, sot ‘mbrojti’ të arrestuarin si atentator: S’më qëlloi Gjekson Pusi! (PIKËPYETJET E DËSHMIVE) Gjekson Pusi

    SHKODËR– Kanë kaluar disa ditë por tentativa për vrasje në Dobraç të Shkodrës ka mbetur pa të dyshuar. Dy persona, burrë e grua, mbi një motoçikletë tentuan që të eliminojnë kushëririn e deputetit të PS-së Luan Harushës, Fatjonin. Por edhe pse kanë kaluar disa ditë, ende nuk ka një të dyshuar kryesor.

    Një nga “kontribuesit” është edhe vetë 30-vjeçari Harusha. Ai ka qënë sot prezent në seancën gjyqësore në Gjykatën e Shkodrës, ku edhe Gjekson Pusi po përballej me togat e zeza pas arrestimit. I akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës, Pusi ia hodhi “pa lagur” në lidhje me atentatin ndaj Harushës.

    Ai po gjykohet vetëm për thyerjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”, pasi Prokuroria nuk ka ngritur akuza për të në lidhje me atentatin e Dobraçit, edhe pse Pusi u arrestua pasi akuzohej si personi që po tentonte të “hiqte qafe” të riun. Po atë ditë nga Policia e Shtetit u njoftua se Pusi dyshohej edhe si bashkëpunëtor në vrasjen e Billës.

    I pranishëm në seancën gjyqësore ishte vetë Fatjon Harusha, i cili e ka mohuar para “togave të zeza” që Pusi ka tentuar që ta vrasë duke kundërshtuar dëshminë e dhënë nga vetë ai në Prokurori.

    “Nuk më ka qëlluar Gjekson Pusi,”-mësohet se është shprehur ai. 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    30-vjeçari u tha hetuesëve të çështjes në momentin që kishin tentuar ta eliminonin, ai ishte shmangur dhe nuk kishte mundur që ta shihte agresorin.

    “Unë nuk e kam idenë se kush janë autorët. Nuk arrita t’i shoh dhe nuk kam asnjë ide se kush janë. Personalisht nuk kam asnjë konflikt me persona të tjerë apo probleme, ndaj edhe nuk e kam idenë përse ka ndodhur kjo ngjarje. Autorët as nuk i njoh dhe as nuk e di pse më qëlluan. Kur pashë se po qëllonin në drejtim të makinës sime, menjëherë i dhashë shpejtësi, u shmanga dhe më pas u larguan,”– ka rrëfyer Harusha.

    Nëse nuk ka arritur që ta shohë atentatorin, atëherë si ka mundur Harusha që ta kuptojë se Pusi nuk është ekzekutori i tij? Përse ka dhënë dy dëshmi që bien në kundërshtim me njëra-tjetrën? Misteri i dosjes ende pret zgjidhje…

    (k.m/dosja.al)

    Shto Koment