Bota

‘Se keni përballuar mirë situatën’/ Kryeministri çek nuk përmbahet ndaj OBSH-së: Mbylleni gojën…

Kryeministri i Republikës Çeke, Andrej Babis u kërkon të gjithë krerëve të OBSH-së që ta mbyllin gojën.
Featured image of article: ‘Se keni përballuar mirë situatën’/ Kryeministri çek nuk përmbahet ndaj OBSH-së: Mbylleni gojën… Andrej Babis

ÇEKI– Kryeministri i Republikës Çeke, Andrej Babis ka “shpërthyer” kundër drejtuesvë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, ai u kërkon të gjithë krerëve të OBSH-së që ta mbyllin gojën.

“Sapo e lexova atë që e ka publikuar OBSh-ja. Kjo është e njëjta OBSh që nuk rekomandonte përdorim të maskave dhe as nuk e dinte se kjo është një pandemi. Sipas mendimit tim, ata duhet t’i mbajnë gojët të mbyllura”, shkroi Babis në rrjetin social.

Dega e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Republikën Çeke i kritikoi autoritetet e shëndetit publik në këtë vend pas raportimeve se ato po e shqyrtojnë zvogëlimin e numrit të testimeve dhe pakësimin e përcjelljes së kontakteve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(k.m/dosja.al)

 

Shto Koment