Aktualitet

“Armën e solli Mehmeti”/ Zbardhet dëshmia e Marjus Demës në polici: E kishte gjetur në rrugë, e mora dhe po luaja me shokët, se mbaj mend pas krimit ku e lashë

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 28-vjeçari është shprehur se nuk ka patur për qëllim të vriste shokun e tij.
Featured image of article: “Armën e solli Mehmeti”/ Zbardhet dëshmia e Marjus Demës në polici: E kishte gjetur në rrugë, e mora dhe po luaja me shokët, se mbaj mend pas krimit ku e lashë Mehmet Qema, viktima dhe Marjus Dema, autori

TIRANE– Marjus Dema e ka mohuar qëllimin e vrasjes së shokut të tij, Mehmet Qema. Në dëshminë e tij në polici, burime për Dosja.al bëjnë me dije se 28-vjeçari është shprehur se nuk ka patur për qëllim të vriste shokun e tij. Ai ka deklaruar se arma ishte e viktimës dhe sipas tij, ai e kishte gjetur në rrugë.

“Armën në tavolinë e solli Mehmeti. Arma ishte pa karikator dhe e vjetër. Mehmeti na tha se e kishte gjetur pistoletën në rrugë. Lokali ku ishim është i imi dhe e kam marrë unë me qira. E mora armën dhe po luaja duke ua drejtuar shokëve. Nuk doja ta vrisja. E bëra pa dashje, nuk e dija që arma ishte e mbushur. Pas krimit u trondita shumë dhe nuk e mbaj mend se ku e lashë armën”,-ka deklaruar Marjus Dema në dëshminë e tij. 

Ngjarja e rëndë ndodhi një natë më parë pas orës 23:00. Qema bashkë më miqtë e tij po luanin lojën e rrezikshme ‘ruleta ruse’. Ishte Marjus Dema, ai që mori armën dhe siç e do zakoni qëlloi në drejtim të shokut, të cilit i ra fati i keq për të marrë plumbin e pistoletës me mulli. Qema u dërgua në spital nga miqtë e tij, por fatkeqësisht mbërriti i pajetë në duart e bluzave të bardha. Dema u vetëdorëzua bashkë me një tjetër, Frenkli Myftari. Ndërsa aktualisht janë në kërkim edhe katër të tjerë: Erlin Peka, Blerim Hoti, Braild Aga dhe Xhuliano Koçi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lajmi kryesor: “Banda e 5 majit” përgjak Tiranën/ Vritet Mehmet Qema, shoku provoi fatin dhe e qëlloi me plumb në zemër! Vetëdorëzohet sot në polici, dëshmia: S’doja ta vrisja, e bëra pa dashje! (ZHVILLIMET)

(F.g./dosja.al)

Shto Koment