
SHKODËR– Sadetin Erkoçeviq, 28-vjeçari që u arrestua dy ditë më parë në Tiranë ka dalë sot para trupit gjykues ku është njohur edhe me masën “arrest me burg”. I pyetur nga trupi gjykues, shkodrani, i njohur edhe si anëtar i Bajrave është shprehur se nuk kishte dijeni se ishte dënuar me 20 vite burg për vrasje.
“Nuk dua të flas tani, do flas në një moment të dytë. Nuk e di që jam dënuar me 20 vite burg për vrasje,”– anëtari igrupit të rrezikshëm kriminal, që njihet edhe për shoqërinë e tij me Eljo Haton, të përfshirin në vrasjen e ish-Bllokut një vitë më parë.
28-vjeçari i lindur në Shkodër u arrestua dy ditë më parë nga policia pasi dyshohej se do të kryente një krim në Tiranë. Në momentin e arrestimit Erkoçeviqit iu sekuestrua një pistoletë që mbantë në çantë, me një plumb në fole.
Sadetini rezultonte i shpallur në kërkim për vrasjen e Indrit Yllit të kryer në vitin 2014.
(f.m/dosja.al)