Politike

‘Se ç’ishin ca miq që thoshin…’/ Rama jep lajmin për fluturimet me Zyrihun dhe Stambollin: Nga 15 korriku, 1 euro plus taksat

FOTO
Rama thekson se nga 15 korriku do te nisin nga puna disa linja, ndersa ka nxjerrë dhe çmimet e biletave për linjat Kukës- Zyrih dhe anasjelltas, si dhe për në Stamboll.
Featured image of article: ‘Se ç’ishin ca miq që thoshin…’/ Rama jep lajmin për fluturimet me Zyrihun dhe Stambollin: Nga 15 korriku, 1 euro plus taksat Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se me 15 korrik Aeroporti i Kukësit do të nisë fluturimet me Zvicrën dhe Turqinë. Po ashtu ai ka bërë të ditur për qytetarët çmimet e fluturimeve të aeroportit të Kukësit.

Përmes një postimi, Rama thekson se nga 15 korriku do te nisin nga puna disa linja, ndersa ka nxjerrë dhe çmimet e biletave për linjat Kukës- Zyrih dhe anasjelltas, si dhe për në Stamboll.

POSTIMI:

Se ç’ishin ca miq që thoshin Aeroporti i Kukësit ishte sa për fushatë, po unë s’bëj asgjë sa për fushatë dhe çfarë bëj e them e çfarë them e bëj, kështu që bujrum në portën e hapur të qiellit të Kukësit *** 1€ + taksat domethënë:

Kukës – Zyrih 12 EUR,
Zyrih – Kukës 28.66 EUR,
Kukës – Stamboll 12 EUR,
Stamboll – Kukës 23 EUR

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment