Politike

“Së bashku do ia dalim”, Meta: Sporti mund të ndryshojë një shoqëri të tërë, mjekët janë heronjtë tanë

Meta i ka quajtur heronj bluzat e bardha, të cilat në këto ditë të vështira janë në krye të detyrës.
Featured image of article: “Së bashku do ia dalim”, Meta: Sporti mund të ndryshojë një shoqëri të tërë, mjekët janë heronjtë tanë Ilir Meta

Tiranë- Presidenti i vendit, Ilir Meta në ditën Ndërkombëtare të Sporteve për Zhvillim dhe Paqe është shprehur se kjo ditë vë në dukje vlerat më të mira të sportit, të cilat janë shfaqur në këtë periudhë të vështirë për vendin. Ai nënvizon se sporti mund të ndryshojë një shoqëri të tërë, ta bëjë më të bashkuar, më optimiste. 

Në këtë kohë kur të gjitha aktivitetet masive sportive janë ndërprerë për shkak të pandemisë COVID-19, kjo ditë vë në dukje vlerat më të mira të sportit, që janë shfaqur në këtë periudhë të vështirë edhe në shoqërinë tonë: frymën e skuadrës dhe punën në ekip, rezistencën e bashkëpunimin kundër një armiku të përbashkët, solidaritetin dhe përpjekjet e palodhura për të dhënë gjithçka të mirë në shërbim të shoqërisë dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari.”, shprehet Meta në një postim në Facebook. 

Mjekët, infermierët dhe sanitarët, të cilët janë në krye të detyrës, Meta i ka quajtur heronj. Ai thekson se së bashku do e kalojmë këtë situatë.

Reagimi 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Sporteve për Zhvillim dhe Paqe, kushtuar ndikimit pozitiv që sportet kanë në zhvillimin social e kulturor dhe përparimin e të drejtave të njeriut. Sporti përmirëson cilësisht, jo vetëm jetën e karakterin e çdo individi, por njëkohësisht mund të ndryshojë një shoqëri të tërë, ta bëjë më të bashkuar, më optimiste, dhe më krenare për vlerat dhe për aftësitë e saj.
Në këtë kohë kur të gjitha aktivitetet masive sportive janë ndërprerë për shkak të pandemisë COVID-19, kjo ditë vë në dukje vlerat më të mira të sportit, që janë shfaqur në këtë periudhë të vështirë edhe në shoqërinë tonë: frymën e skuadrës dhe punën në ekip, rezistencën e bashkëpunimin kundër një armiku të përbashkët, solidaritetin dhe përpjekjet e palodhura për të dhënë gjithçka të mirë në shërbim të shoqërisë dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari. Mjekët, infermierët, sanitarët dhe personeli mbështetës, kanë mishëruar më së miri këto vlera dhe padyshim mirënjohja dhe falenderimi në këto ditë është për ta, heronjtë tanë!
SË BASHKU DO T’IA DALIM!🇦🇱

Ndërkohë lufta e Shqipërisë me COVID-19 vazhdon. Deri më tani janë infektuar 361 persona dhe janë shënuar 21 viktima. 104 persona kanë fituar betejën me COVID-19. Që nga shfaqja e rasteve të para Shqipëria ka bërë 2396 testime. Ndërsa, mosha mesatare e të infektuarve është 50 vjeç.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment