Bota

“S’doja të mbaronte historia”, prezantuesja seksi tregon pse e përndiqte ish-ambasadorin e BE-së në Shqipëri

Pizzale është shprehur se nuk ka kërcënuar askënd por që gjithçka e ka bërë në mënyrë që historia e tyre e dashurisë të mos mbaronte.
Featured image of article: “S’doja të mbaronte historia”, prezantuesja seksi tregon pse e përndiqte ish-ambasadorin e BE-së në Shqipëri Sequi dhe Valentina

ITALI– Ish-skenaristja e Rai Tv, Valentina Pizzali ka dëshmuar përpara togave të zeza pasi është lënë në arrest shtëpie pas akuzave të përndjekjes dhe kërcënimin ndaj ish-ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Ettore Sequi.

Mediat italiane shkruajnë se Pizzali është shprehur se nuk ka kërcënuar askënd, referuar mesazheve si “do të të shkatërroj”, që i drejtonte Sequi-së.

Kjo historia jonë ka qenë e gjatë. Vazhdoi për një kohë të gjatë dhe unë nuk doja që të mbaronte. Nuk ka kërcënuar askënd. E kam bërë vetëm sepse s’doja të mbaronte historia,”– mësohet të ketë thënë ish-prezanetuesja.

Një ditë më parë Gjykata la në arrest shtëpie Valentina Pizzalin pas publikimit të mesazheve kërcënuese që ajo kishte dërguar drejt Ettore Sequi. Ky i fundit e ka paditur dhe është shprehur se Pizzali nuk e ka lënë të qetë pasi i ka dhënë fund marrëdhënies sentimentale mes tyre.

Dyshja mësohet se kanë qenë të lidhur për një kohë të shkurtër në vitin 2017. Ettore Sequi ka shërbyer edhe në Shqipëri si ambasador i BE-së.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment