Aktualitet

VIDEO-‘S’do t’i ndahemi atij horri’, si u ‘masakrua’ nga Rama Emiljano Nuhu, ish-oficeri denoncoi raprezaljen e fisit RRAJA në zyrat e shtetit

Ish-oficeri Emiljano Nuhu, denoncoi se u kërcënua më 21 korrik 2018 me armë në kokë për të mbyllur dosjen e hapur për akuzën e përdhunimit në ngarkim të djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja. Ai akuzoi se në datë 21 korrik vëllai i deputetit i ka vënë pistoletën në kokë.
Featured image of article: VIDEO-‘S’do t’i ndahemi atij horri’, si u ‘masakrua’ nga Rama Emiljano Nuhu, ish-oficeri denoncoi raprezaljen e fisit RRAJA në zyrat e shtetit Edi Rama, kryeminister dhe Emiljano Nuhu, polici qe denoncoi familjen Rraja

TIRANE-Nuk do i ndahemi këmba këmbës atij horri”, kështu e quajti kryeministri Edi Rama, ish-oficerin e Krujës, Emiljano Nuhu, i cili denoncoi me zë dhe më figurë kërcënimet që sipas tij kishte marrë nga fisi Rraja. Njëri prej anëtarëve të fisit Rraja, Redjani, nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja, është arrestuar nga Policia teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria, e akuzohet si një nga autorët e atentatit të 1 nëntorit në Shkozet, ku u plagos prokurori Arjan Ndoja, bashkë me mikun e tij, Landi Muharremi dhe shoferin Andi Maloku.

Ish-oficeri Emiljano Nuhu, denoncoi se u kërcënua21 korrik 2018 me armë në kokë për të mbyllur dosjen e hapur për akuzën e përdhunimit në ngarkim të djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja. Ai akuzoi se në datë 21 korrik vëllai i deputetit i ka vënë pistoletën në kokë.

Policia e Shtetit, që nisi një hetim për këtë çështje pasi ish-kryeministri Sali Berisha dhe mediat e ndoqën has pas hapi çështjen, e nxorri Nuhun si një “shpifës”, që ka vendosur t’i shpikë ato vetëm para se të arratisej, në mes të gushtit, për ta bërë më të besueshme dhe solide kërkesën për azil politik.

Sulmi u nis dhe koordinua nga vetë kryeministri Edi Rama, që më 26 shtator 2018, kur skandali u bë publik, e quajti Nuhun një ‘horr’. Asnjë nga akuzat e ish-policit nuk u mor parasysh, duke përsëritur të njëjtin skenar të ndjekur me Dritan Zaganin, ish-oficerin e Anti-Drogës në Vlorë, që u arratis për azil pasi denoncoi se kushërinjtë  e ish-ministrit Saimir Tahiri, ushtronin lirshëm trafikun e drogës.

Dhe së fundi çka ka të bëjë me të drejtën dhe drejtësinë është e pa negociueshme pa asnjë interes partiak të forcës që drejtoj të tjerat ua kam lënë juve. Një horr që u kthye në hero në vend që të dënohej nga të gjithë, pasi braktisi detyrën, sabotoi hetimin dhe përdori rastin për të marrë azil, nuk do i ndahemi këmba këmbës atij horri”,-tha Rama më 26 shtator 2018 për Nuhun.

Akuza e ngritur nga Nuhu, se në Komisariatin e Krujës, Redjan e Rexhep Rraja bënin ligjin as nuk u mor parasysh, madje kryeministri nuk ngurroi t’i kërkonte llogari drejtorit të SHÇBA, pse shpifja e Nuhut mori dhenë….

“Ku ishte drejtori i SHÇBA kur shpifësi me uniforme i solli me shkrim shpifjen e tij? Pse nuk reagoi kur u bë letra. Pse u la një shpifësi brenda radhëve të policisë, siç u krijua dhe hodhi shpifjen në kazanët e duhura dhe në pas kërkoi azil. Kujt ia kishte borxh për atë shpifje aq të rëndë. Pse iu mohua publikut shqiptar kamera e komisariatit, ndërkohë që në kamera është parë e gjithë e vërteta. Kjo që ngriti atë dallgë? Kjo është njëra anë, por nuk e justifikon dot gjithë atë baltë që mori Policia e Shtetit. u la gjithë Shqipëria të përpëlitej nga fantazitë me deputetë të armatosur që futen në komisariat. E vërteta në krahun e Policisë së Shtetit, dhe Policia e Shtetit që rri dhe pret të reagojë. Po unë s’mund ta pranoj dot që një jashtënxjerrje kaq e fëlliqur mbi policinë të marrë dhenë, nuk u jepet publikut po thjesht çohet në Prokurori. Një film me krim për vëllanë, një video me krim për djalin, për krushkun, krimi këtu, Taulanti nuk diskutohet, Fatmiri po, unë as diskutohet.”-tha Rama  më 15 tetor 2018, në një mbledhje me drejtuesit e Policisë së Shtetit.

Si për ironi, në të njëjtën ditë kur policia arreston atë që Nuhu e denoncoi si kriminel, drejtori i SHÇBA, Oltion Shehu, del para Vettingut në Polici, ku i duhet të justifikojë pasurinë, dhe të bindë pse duhet të vijojë karrierën brenda uniformave blu.

Sot, një vit më pas, vetë Policia e arreston Rrajën si një autor të një atentati tejet të rëndë, në drejtim të një prokurori të Republikës, për hesape që ende nuk dihen. Lidhjet e krimit me politikën s’kanë qenë kurrë më të afërta se kaq, dhe ‘viktimat’ i kemi brenda radhëve të PSH, aty ku dikush guxon e denoncon… dhe ka fatin e Nuhut dhe Zaganit…

(F.g/dosja.al)

Shto Koment