Politike

Rama jep lajmin E MIRË: Pas 10 ditësh do të shohim masa lehtësuese për lëvizjen! REZISTONI!

Deklarata e kryeministrit Edi Rama vjen pas gati 3 javësh karantinë.
Featured image of article: Rama jep lajmin E MIRË: Pas 10 ditësh do të shohim masa lehtësuese për lëvizjen! REZISTONI! Edi Rama, kryeminister
Përditësuar:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se nëse nuk do të ishin marrë këto masa, Shqipëria do të ishte në një gjendje shumë të rëndë me një numër vdekjesh 30 herë më të lartë se tani. Në një lidhje me Skype, në Euronews, Rama tha se masat shtrënguese kanë sjellë një kurbë të butë, ndërkohë që shtoi se pas 10 ditësh mund të bëhet ndonjë lehtësim.

Besoj se them gjënë e duhur duke iu përgjigjur pyetjes tuaj, sepse nëse nuk do të kishim marrë ne këto masa, sot do të ishim në kushtet që s’do kishim vend në spital dhe numri i të vdekurve do të ishte 30-fish më i lartë. Prej këtyre masave jemi në një kurbë të butë. Jemi shumë të vetëdijshëm për efektet negative si rezultat i luftës, por jam i bindur që nëse do vazhdojmë kështu, do t’ja dalim më shpejt se shumë të tjerë, ndërkohë që kemi edhe planin e lehtësimit. Pasi të kemi parë si do ecë kjo javë apo 10 ditëshi i ardhshëm, ne mund të mendojmë ndonjë lehtësim. Është ende herët, por po ju them që nëse vazhdojmë kështu, rezistojmë për të dalë gjallë. Që në familjen tënde të mos ketë asnjë të vdekur dhe asnjë që do vuajë picirin. Dhe me siguri do të jemi shumë krenarë për luftën që po bëjmë,”- tha kryeministri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deklarata e kryeministrit vjen pas 3 javëve karantinë, kur numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 259, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 67 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

(f.m;f.g/dosja.al)

Shto Koment