Politike

“S’do kem njeri t’më hapë derën”, Kryemadhi tregon frikën pas largimit të fëmijëve: Iliri rron 100 vjet, por…

Kryemadhi është shprehur se ndoshta një ditë mund të mbesë vetëm.
Featured image of article: “S’do kem njeri t’më hapë derën”, Kryemadhi tregon frikën pas largimit të fëmijëve: Iliri rron 100 vjet, por… Monika Kryemadhi dhe familja

TIRANË– Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka treguar frikën e saj se një ditë mund të ngelet e vetme.

E ftuar në emisionin “Aktualitet” të Fax neës, Kryemadhi u shpreh se i rri si çekan në kokë fakti që një ditë s’do ketë njeri për t’i hapur derën.

“Kam qenë në shumë fshatra dhe kam gjetur një djalë në moshën 14 vjeç në zonën e veriut. Ai kishte mamin e paralizuar dhe do të ikte në Itali. Mamanë tha do ta çoj te halla në qytet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Takova dhe një djalë tjetër që nuk ikte dot, sepse kishte expuls. Duke biseduar me ta fillova të mendoja, ore se edhe mua fëmijët a do më vijën apo s;’do më vijnë më. Se të mabrosh matematikë nuk vjen më. Ku do shkojë, do vijë këtu të punojë mësues matematike. Do ikin ë Afrikë, do kërkojë mundësitë e veta…

Mirë unë që kam Ilir Metën se ata si rracë rrojnë shumë, xhaxhai dhe gjyshi i kanë vdekur të mëdhenj shumë, vdesin mbi 100 vjeç. Por mos ta kem unë atë, do katandisem vetëm, s’do kem njeri të më hapë derën…”– tha Kryemadhi.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment