Aktualitet

‘S’dinim gjë për të dashurin’, flet halla e parukieres në Kavajë: U martua që 14 vjeçe, u nda nga burri i parë me 2 fëmijë…

Halla tregoi se me burrin e dytë 30-vjeçarja solli në jetë një djalë, që aktualisht është 2 vjeç.
Featured image of article: ‘S’dinim gjë për të dashurin’, flet halla e parukieres në Kavajë: U martua që 14 vjeçe, u nda nga burri i parë me 2 fëmijë… Marsida Qatja dhe pamje nga rrjetet sociale

KAVAJE- Familjarët e Marsida Qatjas nuk kanë qenë në dijeni për faktin se ajo ka pasur një lidhje jashtëmartesore me Dritan Haxhollin, i cili mbeti i vrarë pas një sherri në banesën e saj.

Halla e saj ka deklaruar për gazetaren e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Dorjana Bezat se Marsida ishte martuar që 14 vjeçe me burrin e parë, lidhje nga e cila erdhën në jetë dy fëmijë. Më pas ajo tregoi se me burrin e dytë 30-vjeçarja solli në jetë një djalë, që aktualisht është 2 vjeç.

“Marsida është martuar 14 vjeçe, me burrin e parë ka 2 fëmijë, ndërsa me burrin e dytë ka një djalë. Ne nuk e dimë që Marsida ka pasur lidhje me Dritanin”, pohoi e tronditur halla e saj.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kavajë. Një konflikt i armatosur që përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja. Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi.

Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment