Aktualitet

‘S’di sa lekë kishte në çantë, merresha vetëm me transportin’/ Detaje nga grabitja në mes të Tiranës. U kërcënua me çekiç, flet kambisti: Më zunë rrugën!

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nga dy grabitësit është kërcënuar dhe dhunuar, 55-vjeçari i identifikuar si Qani Zili.
Featured image of article: ‘S’di sa lekë kishte në çantë, merresha vetëm me transportin’/ Detaje nga grabitja në mes të Tiranës. U kërcënua me çekiç, flet kambisti: Më zunë rrugën! Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË– Detaje të tjera lidhur me grabitjen e ndodhur paraditen e sotme tek rruga e Kavajës në Tiranë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nga dy grabitësit është kërcënuar dhe dhunuar, 55-vjeçari i identifikuar si Qani Zili.

Ky i fundit ka bërë me dije paraprakisht se nuk kishte asnjë ide sesa ishte shuma e parave në çantë, ndërkohë që fillimisht u raportua për 30 milionë lekë.

“Sa lekë kishte në çantë unë nuk e di, unë merresha vetëm me transportin. Më zunë rrugën dy persona me motor, më qëlluan me sqepar dhe më morën çantën,”-tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJMI KRYESOR: Grabiten 30 mln lekët e një pike Exchange në Tiranë/ Dy autorët goditën transportuesin me sqepar dhe u larguan me këmbë nëpër rrugica, dëshmia e Qani Zilit: Ma morën çantën dhe ikën (NGJARJA)

(k.m/dosja.al)

Shto Koment