Rajoni

“S’dëshiron t’i dëgjohet gëzimi”, Vetëvendosje-Ramës: Pse hesht për grushtin e shtetit në Kosovë?

Në një status në Facebook, Abazi shkruan se kanë folur diplomatë nga shumë shtete, por Rama ka heshtur.
Featured image of article: “S’dëshiron t’i dëgjohet gëzimi”, Vetëvendosje-Ramës: Pse hesht për grushtin e shtetit në Kosovë? Bojken Abazi dhe Edi Rama

TIRANË– Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranës, Bojken Abazi, është shprehur se kryeministri shqiptar Edi Rama duhet të flasë rreth grushtit të shtetit që po ndodh në Kosovë. Në një status në Facebook, Abazi shkruan se kanë folur diplomatë nga shumë shtete, por Rama ka heshtur.

KM Edi Rama e ka për detyrim të merret me frenimin e pandemisë në Shqipëri, po aq sa e ka detyrimin të flasë kundër grushtit të shtetit në Kosovë. Kanë folur politikanë e diplomatë nga Gjermania, Franca e Zvicra, deri në Amerikë, por Rama nuk flet dhe hesht. Hesht sepse i painteresuar? Hesht sepse kështu miraton? Apo hesht sepse nuk dëshiron t’i dëgjohet gëzimi?”- shkruan Abazi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Së fundmi në Kosovë ka rënë qeveria e kryesuar nga Albin Kurti, lideri i Vetëvendosje pas 51 ditësh mandatimi. Kuvendi i Kosovës vendosi me 82 vota pro që qeveria të largohet si shkak i mocionit të mosbesimit të organizuar nga partia në koalicion, LDK-ja. Shkak u bë shkarkimi i ministrit Agim Veliu nga radhët e LDK-së dhe moshpallja e gjendjes së emergjencës. Por Kurti pretendoi se shkak për rrëzimin e qeverisë së tij ishte një marrëveshje e fshehtë Msutafa-Thaçi për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi. Tanimë LVV-ja do të duhet të propozojë një tjetër emër për kryeministër dhe do të rinisin negociatat për formimin e një tjetër koalicioni. Nëse nuk ndodh mund të shpallen zgjedhje të jashtëzakonshme, që me koronavirusin duken një skenar i pamundur.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment