Politike

‘S’bëri kompromise me bajlozët e krimit’/ Berisha kujton mjekun nga Tropoja që ndërroi jetë nga COVID: E mbajtën 10 ditë në shtëpi, edhe pse gjendja e tij përkeqsohej

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se edhe pasi mjekut i bënë tamponinm, i cili e nxorri pozitiv, Byberajn e çuan në spital pas 10 ditësh edhe pse gjendja e tij po përkeqësohej.
Featured image of article: ‘S’bëri kompromise me bajlozët e krimit’/ Berisha kujton mjekun nga Tropoja që ndërroi jetë nga COVID: E mbajtën 10 ditë në shtëpi, edhe pse gjendja e tij përkeqsohej Sali Berisha dhe Anibal Byberaj

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpehur ngushëllimet e tij për mjekun nga Tropoja që ndërroi jetë ditën e djeshme nga koronavirusit, Anibal Byberaj. 

Me anë të një statusi në Facebook, Berisha shkruan se edhe pasi mjekut i bënë tamponinm, i cili e nxorri pozitiv, Byberajn e çuan në spital pas 10 ditësh edhe pse gjendja e tij po përkeqësohej.

“Ndrikull Hajnia në komunikatën e saj njoftoi se Dr Anibali vuante nga obeziteti, rrethanë kjo që për çdo mendje të shëndoshë përbente detyrim për shtrim të menjëhershëm në spital por e lanë gjersa familjarët e sollën vetë në spital.

POSTIMI I PLOTË:

Dr Anibal Byberaj viktime e narkoqeverise!

Miq, dje u nda nga jeta ne moshen 53 vjeçare, pasi vuajti per dhjete dite me radhe ne shtepine e tij nga covid 19, mjeku i perkushtuar Dr Anibal Byberaj. Mjek i apasionuar Dr Anibali per tre dekada u sherbeu me dashuri, humanizem dhe perkushtim si mjek i pergjithshem e me vone si specialist pneumolog mijra e mijra te semureve edhe ne zonat me te thella te vendit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me kete rast i shpreh familjes se tij ngushellimet e mia me te ndjera dhe lutem qe shpirti i tij i mire te gjeje paqen e merituar!

Miq, Dr Anibali eshte viktima e fundit e narkoqeverise nga Covid 19. Ate, pas tre dekadash ne sherbim te te semureve, e lane edhe pa pune sepse nuk pranoi te beje kompromise qe i kerkonin balozet e krimit, te cileve u sherbente si mjek burgu dhe boset e tyre ne narkoqeveri.

Nuk shkeli betimin e Hipokrtatit dhe karakterin e tij. Se fundi, pasi i bene tamponin nuk e hospitalizuan per rreth 10 dite me rradhe ndonese gjendja nuk permiresohej dhe e mjekuan ne menyre te denueshme me alo-alo ne shtepi nderkohe qe ai duhej shtruar ne spital qe diten e pare. Ndrikull Hajnia ne komunikaten e saj njoftoi se Dr Anibali vuante nga obeziteti, rrethane kjo qe per çdo mendje te shendoshe perbente detyrim per shtrim te menjehershem ne spital por e lane gjersa familjaret e sollen vete ne spital.

Dr Anibali eshte viktima e fundit e kujdesit shendetesor kriminal alo-alo te narkoqeverise aktuale. Gjate ketyre muajve jane qindra te semure te tjere me covid19 qe kane nderruar jete me protokollin vrases alo-alo si vizite e vetme mjekesore. Duke denuar me ashpersi kete praktike çnjerezore te narkoshtetit ne trajtimin e te semureve me covid19, kerkoj perfundimin e menjehershem te saj. sb

69-vjeçari ndërroi jetë dje nga pandemia, me 40 vite eksperiencë si mjek, pati vështirësi në frymëmarrje dhe vuante dhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment