Politike

“S’bëjmë pazare”, Spiropali për Reformën Zgjedhore: Jemi të gatshëm të ulemi me opozitën

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e ftuar në RTV Ora thotë se i gjithë faktori politik në vend duhet të jetë në një drejtim për këtë proces.
Featured image of article: “S’bëjmë pazare”, Spiropali për Reformën Zgjedhore: Jemi të gatshëm të ulemi me opozitën Elisa Spiropali, zëdhënëse e Qeverisë

TIRANË- Dy vendet skeptike ndaj zgjerimit të BE, Franca dhe Holanda, nuk e kanë thënë akoma fjalën e saj për hapjen e negociatave të Shqipërisë.

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e ftuar në RTV Ora thotë se i gjithë faktori politik në vend duhet të jetë në një drejtim për këtë proces.

Teksa detyrë kryesore për politikën para mbledhjes së Këshillit të BE mbetet reforma zgjedhore, Spiropali thotë se mazhoranca është e gatshme të ulet në çdo tryezë me opozitën, por jo të bëjë pazare me të.

Ne të gjithë si faktorë politik duhet të jemi në një mendje dhe në një drejtim për këtën proces. Të kemi interesin kombëtar të parin pastaj analizat partiake. Ne kemi të gatshëm tën ulemi në çdo tryezë, të diskutojmë, të mos bëjmë deklarata politike por të gjejmë zgjidhje, ama brenda Kushtetutës dhe ligjshmërisë dhe aspak jashtë kornizave. Nuk duam dhe nuk do të bëjmë pazar me ta. Për ne nuk ka kthim pas në reformën në drejtësi, që ka qenë një nga kërkesat e artikuluara nga Basha. E vetmja gjë që mund të bëjmë është reforma zgjedhore dhe këtë duam ta bëjmë bashkarisht. Më tolerancë dhe konsensus se kaq nuk besoj se ka ushtruar ndonjë qeveri më parë”, u shpreh Spiropali.

E pyetur nëse mazhoranca do ta gjejë mundësinë para datës 18 tetor të ulet  në një tryezë me opozitën për reformën zgjedhore, Spiropali tha se “varet krejtësisht prej vullnetit të tyre për të ndryshuar strategjinë e tyre opozitare. Basha është në vështirësi të madhe”.

(Marrë nga RTV Ora)

Shto Koment