Politike

“S’bëhet Reforma në Drejtësi me Arta Markun”, Andi Bushatit debat të ashpër me Baton Haxhiut: Unë them ja gjurmën, ti bën teori

Andi Bushati dhe Baton Haxhiu kanë debatuar për Reformën në Drejtësi.
Featured image of article: “S’bëhet Reforma në Drejtësi me Arta Markun”, Andi Bushatit debat të ashpër me Baton Haxhiut: Unë them ja gjurmën, ti bën teori Andi Bushati dhe Baton Haxhiu

TIRANË- Në Open në Top Channel po diskutohet për mesazhet e forta të dhëna nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. Një debat i fortë u zhvillua mes Andi Bushatit dhe Baton Haxhiut. Debati nisi kur Bushati tha se nuk mund të bëhet drejtësi me Arta Markun.

REPLIKAT

Andi Bushati: Nuk mund të bëhet Reforma në Drejtësi me Arta Markun.

Baton Haxhiu: Arta Marku është produkt i kësaj shoqërie.

Bushati: Është produkt i Usli Manjës. Ke 3 emisione që po përpiqesh të teorizosh krimin. Unë them ja gjurmën, ti bën teori.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Haxhiu: Krimi është produkt i shtetit që nga vitet 90.

Bushati: Sa persona të arsimuar jashtë ka marrë ky sistem. Asnjë.

Haxhiu: Nuk vjen askush prej tyre. Nuk të vinë ato.

(Marrë nga Hapur.al)

Shto Koment