Kuriozitete

Saturini po humbet orbitat e tij, ato po zhduken shumë më shpejt se parashikimi i shkencëtarëve

Saturni po humbet orbitat e tij! Dhe kjo po ndodh shpejt, shumë më shpejt madje seç kishin menduar fillimisht shkencëtarët. Tani për tani në Saturn po bie 10.000 kilogram shi për sekondë.
Featured image of article: Saturini po humbet orbitat e tij, ato po zhduken shumë më shpejt se parashikimi i shkencëtarëve

NASA – Të dhëna të reja nga anija kozmike Cassini e NASA-s kanë zbuluar se unazat orbituese të Saturnit, do të zhduken 200 milion vjet më shpejt sesa ishin parashikuar.

Nëse do ti shihnit planetet të rreshtuara në një vijë të drejtë nga lart, ju do të dallonit menjëherë planetin e Saturnit, pasi orbitat e tij janë orbitatat më të mëdha dhe më të ndriçuara të sistemit tonë diellor.

Orbitat e Saturnit shtrihen në një rreze rreth 280,000 km larg planetit, rreze aq e gjerë sa në të mund të hyjë 6 herë planeti i tokës. Por Saturni nuk do të duket gjithmonë kështu, sepse unazat e saj orbituese po zhduken.

Saturni po humbet orbitat e tij! Dhe kjo po ndodh shpejt, shumë më shpejt madje seç kishin menduar fillimisht shkencëtarët. Tani për tani në Saturn po bie 10.000 kilogram shi për sekondë.

Mjaft e shpejtë për të mbushur një pishinë me madhësi olimpike në gjysëm ore.

Ky shi në të vërtetë përbëhet nga mbetjet e orbitave të Saturnit.

Unazat e Saturnit janë kryesisht të përbëra nga copa akulli dhe shkëmbi, të cilat janë nën bombardime të vazhdueshme.

Kur ndodhin këto përplasje ose bombardime, grimcat e akullta avullojnë, duke formuar molekula uji të ngarkuara që bashkëveprojnë me fushën magnetike të Saturnit dhe në fund bien drejt planetit , ku digjen në atmosferë.

Saturni është krijuar si planet rreth 4,5 bilionë vite më parë, e ndërsa orbitat e tij  kanë rreth 100-200 milionë vite.

Burimi:Bussinesinsider

E.C/Dosja.al

Etiketa:

Shto Koment